Site icon

Vuçiç niset drejt Tiranës: Do të ishte turp për Serbinë nëse s’do merrja pjesë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë vendimin për të ardhur në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

Vuçiç pret që të ketë ndonjë përfitim nga qëndrimi i tij në Tiranë, “ndërsa nëse nuk do ta bëja, sigurisht që do të kishte një dëm të madh për vendin tonë”, thotë ai.

Pasi kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë, ai shpjegoi se nuk e ka problem pjesëmarrjen dhe se thjeshtë ishte i pushtuar nga emocionet për shkak të krizave që po prodhohen prej disa muajsh në vend.

“Kam biseduar me Brnabiç, nuk e kam problem, nuk është çështje e kotësisë sime, kam dhjetë vite e gjysëm që po mundohem të kujdesem gjithmonë për çdo gjë, ndonjëherë thjesht pushtohesh nga emocionet, kur nuk di çfarë të bësh më, kur dikush prodhon kriza prej muajsh”, tha Vuçiç për të shkuar në Tiranë.

Janë 44 delegacione që do të formojnë këtë samit, i cili do të mbahet nesër nga ora 10:00, samit ky i pari që do të zhvillohet në Tiranë.

I pyetur se çfarë priste nga samiti, ai theksoi se kishte planifikuar takime të veçanta dypalëshe me kryeministrin holandez dhe atë belg.

Exit mobile version