Ka përfunduar në Bruksel takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Gjatë këtij takimi, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell ka thënë se dialogu dhe rezultati që del nga ai është rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve.
Ai tha se dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.
“Unë jam duke pritur një takim të ri të Dialogut të Nivelit të Lartë Beograd Prishtinë sot me Presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti”, ka shkruar Borrell në një postim në tëitter.
Ndërsa Presidenti i Serbisë ka thënë se kanë rënë dakord që dialogu i nivelit të lartë të vazhdojë deri në fund të korrikut. Ai gjithashtu foli edhe për mospajtimet mes tyre.
“U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut. Delegacioni shqiptar nuk dëshiron ta përmbushë atë që nënshkroi. Ata e quajnë provokim faktin që serbët duan të marrin pjesë në liturgji… Mungesë e plotë e realitetit”, tha Vuçiç para gazetarëve.
Ndër të tjera ai ka treguar se ka pasur edhe një përplasje mes tyre, pasi Kurti i ka bytur se kur do ta njohë Kosovën.
“Unë u përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin. Njeriu erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Ai tha: “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën”. Unë i thashë: “Asnjëherë”. Ai shpërtheu”, theksoi Vuçiç.