Site icon

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Vlorë/ FJALËT E FUNDIT të 55-vjeçarit para se ta vrisnin

55-vjeçari Armando Memshau u vra ditën e sotme, pas një sherri në një kancelari në Vlorë.

Ai u qëllua me grushte nga një person dhe më pas ka goditur kokën në pllaka dhe për fat të keq, përplasja ka qenë fatale.

Identifikimi i autorit ka qenë i lehtë për policinë, pasi e gjithë zona ka qenë e monitoruar nga kamerat e sigurisë. Trupi i të ndjerit është transportuar për në morgun e spitalit të Vlorës.

Armando Memshau 55vjeç, ka qënë në një pikë interneti per te printuar dokumente, dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër që ka qënë dhe ai po në ambjentet e internetit. Debati më tej ka degjeneruar me grushta, ku shkaku ka qënë një banesë.

Dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit, 55-vjeçari ka debatuar me personin që ishte brenda duke e ofenduar dhe i ka thënë që: “S’ke për ta marrë apartamantin me fjalë banale”.

Ndërkohë që ai e ka qëlluar dy herë me grushte në fytyrë dhe nga goditja ka rënë pa ndjenja duke humbur dhe jetën. 55-vjeçari me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet me grushte të agresorit, teksa si pasojë e dhunës së rëndë nuk mundi të mbijetojë. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri” rreth orës 11:45. Lidhur me ngjarjen e rëndë, blutë e Vlorës shoqëruan disa persona për të kuptuar mbi rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, kryesisht njerëz të pranishëm në cilësinë e dëshmitarëve.

Exit mobile version