Site icon

Zbulohen prapaskenat e Mendesh, Ronaldo drejt transferimit te Milani nëse…

Prapaskena të reja kanë dalë në lidhje me situatën e Kristiano Ronaldos. Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, plani i dëshpëruar i ZhorzhMendeshit ishte të sillte portugezin në një klub që luajti në Ligën e Kampionëve dhe u përpoq ta sistemonte te Milani.

Menaxheri ndërkohë do të kishte përfunduar transferimin e Rafael Leaos te Çelsi, për t’u dhënë më pas kuqezinjve CR7- ën. Akordi ishte arritur në verë. Të paktën për një nga palët. Ja që marrëveshja dështoi menjëherë sepse kampionët e Italisë nuk pranuan ta linin Leaon të largohej.

Strategjia e Milanit bazohet te të rinjtë. Mendesh nuk u dorëzua dheu përpoq me Napolin. Menaxheri portugez dhe De Laurentis kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.

Ata biseduan për disa ditë dhe ishte një moment kur De Laurentisit iu ofruan 100 milionë për Osimhenin, që duhej të shkonte të Mançester Junajtid, teksa në rrugë të kundërt duhet të udhëtonte Kristiano Ronaldo, i cili kishte dhënë pëlqimin për të luajtur te Napoli.

Ky i fundi kërkoi që “Djajtë e kuq” të paguanin rrogën e plotë të CR7- ës dhe të jepte 120 milionë për Osimhen, ofertë që nuk erdhi kurrë.

Exit mobile version