Site icon

Zbulohet gjyqtari i ndeshjes së Kupës kundër Barcelonës, shpërthen Reali

Federata spanjolle ka publikuar gjyqtarët që do të drejtojnë dy takimet e kthimit gjysmëfinal në Kupën e Mbretit. E gjithë vëmendja ka qenë te gjyqtari i “Klasikes” së të mërkurës, me Barçën që do të presë Realin në “Camp Nou”.Drejtimi i këtij takimi i është besuar gjyqtarit Huan Martinez Munuera. Kjo është hera e tretë që Munuera do të drejtojë një “Klasike”, teksa dy skuadrat numërojnë nga një fitore secila me këtë gjyqtar, ku bie në sy dhe suksesi 0-4 i Barcelonës në “Bernabeu” në sezonin e kaluar në La Liga.

Caktimi i treshes së gjyqtarëve me në krye Martinez Munuerën nuk është pritur mirë në Madrid. Televizioni i klubit “Realmadrid TV” ka qenë mjaft i ashpër me gjyqtarin, duke i numëruar atij të gjitha vendimet që ka dhënë kundër “los blancos”.

“Një tandem kujtimesh fatkeqe” e ka titulluar “Realmadrid TV” caktimin e Martinez Munuerës si gjyqtar kryesor i takimit dhe të Gonzalez Gonzalez në “VAR”.

Exit mobile version