I nteri duhet ende të gje jë shkëlqimin”, tha Si mone Inzagi pas përfundimit të turneut japonez dhe trajneri duket se e ka tashmë një panoramë më të qartë të asaj që i ofron skuadra. Dy ndeshjet ndaj Al-Nasrit dhe PSG-së treguan pikat më të forta të zikaltërve për momentin, por edhe ato ku duhet të përqendrohen që nga e shtuna kur të rinisin stërvitjet në Milano, pas ditëve pushim të dhëna nga Inzagi.
MË TË MIRËT – Sinjalet më pozitive kanë ardhur nga dy blerje të kësaj vere dhe i pari është padyshim njeriu i turneut, Davide Fratezi. Italiani ka dhënë kontributin e tij në 3 gola falë 1 rrjete dhe 2 asisteve. Depërtime, vizion loje dhe dinamizëm, mesfushori ka ofruar gjithçka në këto javë të para dhe nëse do të arrijë të mbajë një ritëm të tillë do të ishte padyshim goditja më e rëndësishme e merkatos së verës nw Serinë A.
Pas tij renditet menjëherë Huan Kuadrado, që shfaqi iniciativën, cinizmin dhe aftësinë për të dribluar, me këtë të fundit që ka qenë “thembra e Akilit” për Interin në dy sezonet e fundit. Të gjithë shpresojnë që ish-juventini të ndjekë gjurmët e Açerbit dhe të kthehet nga rivali i urryer në një nga të adhuruarit e tifozerisë për atë që do t’i japë skuadrës. Lavdërime meriton edhe Filip Stankoviç, i cili u gjend në pozicionin e vështirë mes shtyllave për të marrë vendin e lënë bosh nga Onana. Më shumë minuta në dispozicion mund të bëjnë mrekulli për djalin e Dejanit.
PUNË PËR T’U BËRË – Duke qenë se fokusi është te skuadra që është ende në ndërtim e sipër, Interi ka treguar që i duhet ende punë për të çliruar muskujt e kontraktuar dhe për t’i kthyer në forcë fizike. Mbi të gjithë në sulm duhet ende të gjendet gjuha mes Turamit dhe Lautaros, me francezin që edhe pse me paraqitje të mjaftueshme duhet ende të përshtatet me repartin. Përveç sulmuesit një tjetër që duhet të japë më shumë nga vetja është edhe Denzel Dumfris. Sprintet e tij në të djathtë kanë qenë gjithmonë ndihmë për Interin, por ajo që po tregon Kuadrado në pak javë në Milano e kërcënon jo pak fanellën e tij të titullarit, të cilën nëse holandezi do ta ruajë duhet të bëjë shumë më shumë nga ajo që ka bërë një sezon më parë.