Site icon

“Zot mos na provo, por nëse duhet jemi gjithmonë gati”, këngëtari shqiptar reagon pas ngjarjeve në veri të Kosovës

Kosova është përballur me një situatë tejet të vështirë ditën e djeshme, ku një efektiv i policisë mbeti i vrarë nga sulmet në veri të vendit.

Lidhur me ngjarjen e tmerrshme ka pasur reagime të shumta nga krerët shtetëror, dhe figura publike. Po ashtu edhe shumë personazhe të njohur kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjes nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ndër ta është dhe këngëtari, Noizy i cili jo vetëm që i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve po është shprehur i gatshëm në rast se është nevoja që t’i bashkohet forcave kosovare kundër serbëve.

“Zot mos na provo…por nëse duhet jemi gjithmonë të gatshëm. Jam shumë i sigurt”, shkroi Noizy.

Exit mobile version