Site icon

ZYRTARE/ Dështimi në Botëror, Spanja vendos përfundimisht për fatin e Luis Enrikes

Soccer Football - FIFA World Cup Qatar 2022 - Group E - Spain v Germany - Al Bayt Stadium, Al Khor, Qatar - November 27, 2022 Spain coach Luis Enrique reacts after the match REUTERS/Kai Pfaffenbach

Tashmë është zyrtare, Luis Enrike nuk është më trajner i kombëtares së Spanjës!Fatale për trajnerin iberik, ishte dështimi në Botëror, ku u eliminua në fazën e 1/8-ve ndaj Marokut me penallti.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike Federata Spanjolle e Futbollit, me anë të një komunikate në sajtin e saj, duke njoftuar këtë “divorc” pas tre vitesh të përshkuara së bashku.

Në 38 ndeshje me “La Furia Roja”, 52-vjeçari ka arritur të fitojë 21 ndeshje, barazuar 11 dhe 7 humbje.

Më parë, Luis Enrike ka qenë pjesë edhe trajner i Barcelonës, Selta Vigos dhe Romës.

Exit mobile version