Site icon

ZYRTARE/ Milani fundos Murinjon, Roma shkarkon trajnerin pas humbjes së fundit

Trajneri Zhoze Murinjo është shkarkuar nga pankina e Romës. Humbja me Milanin në transfertë i ka kushtuar shumë portugezit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi verdhekuq përmes një postimi në rrjetet sociale.

“AS Roma njofton se Zhoze Murinjo dhe bashkëpunëtorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm. Përditësimet e mëtejshme në lidhje me udhëzimet e reja teknike të Ekipit të Parë do të komunikohen së shpejti”, shkruhen në Twitter.

Exit mobile version