Site icon

ZYRTARE/ Në krye të FIFA-s deri në 2027-ën, presidenti Infantino: Është nder i madh, përulem para jush

Xhani Infantino do të jetë në krye të FIFA-s edhe për katër vite të tjera. 52-vjeçari, i vetmi kandidat, u konfirmua për presidencën në Kongresin e 73-të të FIFA-s që po zhvillohet në Kigali, Ruanda.“Të jesh President i FIFA-s është një nder i pabesueshëm dhe një privilegj. Gjithashtu është një përgjegjësi shumë e madhe. Jam i përulur dhe i prekur nga suporti juaj. Ju premtoj që do të vazhdoj ti shërbej FIFA-s, futbollit në të gjithë botën dhe 211 shoqatave anëtare të FIFA-s”, u shpreh Infantino.

Exit mobile version