Nuk ka më dyshime. Paulo Maldini nuk është më drejtor teknik i Milan. Klubi me seli në Milano ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit, me një postim në kanalet zyrtare.
Shkak për divorcin janë bërë mosmarrëveshjet e fundit. Presidenca dhe Maldini kishin pikëpamje të ndryshme për merkaton dhe duket se kjo ka sjellë ndarjen e rrugëve.
“E falënderojmë për kontributin e tij ndër vite, me rikthimin e Milanit në Ligën e Kampionëve dhe me fitoren e Scudetto-s në vitin 2021. Përgjegjësitë e tij do t’i caktohen një grupi pune të integruar që do të punojë në kontakt të ngushtë me trajnerin e ekipit të parë” – Shkruan klubi.