Moska mund të urdhërojë paqeruajtësit e saj në rajonin separatist moldav të Transnistria që kufizohet me Ukrainën jugperëndimore, të fillojnë një ofensivë, sipas një zyrtari moldav, shkruajnë mediat e huaja.
“Urdhrat zakonisht zbatohen. Unë besoj që 1300 ushtarakët e brigadës së 14 ruse të vendosur në Transnistri do të ndjekin kërkesat e Kremlinit pa bërë asnjë pyetje apo kundërshtuar”, ka thënë Kirill Motspan, një ish-ligjvënës dhe zyrtar i sigurisë.
Ndër të tjera Motspan shtoi se situata ka qenë e tensionuar gjatë javëve të fundit pasi makinat me targat ruse janë parë pranë fshatrave kufitare.