Site icon

A e ka “blerë” Pëllumb Salillari gjyqtaren Nafije Hasko/ Ditën e sotme në orën 10:30 jepet vendimi për pezullimin e vendimit të konfiskimit

Ndodh edhe kështu. Në vend që të ishte mbyllur në qeli për ndërtime të paligjshme në Tiranë me qëllim fitimi, ashtu siç janë arrestuar mijëra shqiptarë për një çati dhe avlli, oligarku Pëllumb Salillari ka hapur një proces gjyqësor, ku kundërshton vendimet e qeverisë për konfiskimin për llogari të shtetit të ndërtimeve pa leje. Salillari kërkon në Gjykatën Administrative të Tiranës rikthimin e mijërave m2 ndërtime pa leje që Edi Rama i ka bllokuar nga Kopshti Botanik deri në Farkë. Në fund të vitit të kaluar, vetëm në zonën e Kopshtit Zoologjik në Tiranë, Salillarit iu sekuestruan rreth 20 mijë metër katror ndërtim dhe me një vlerë afro 12 milionë euro.

Seanca gjyqësore për kullat pa leje të Salillarit do të zvillohet në 23 shkurt në Gjykatën Administrative. Gjyqtarët e çështjes janë Bezart Kaçkini dhe Nafije Hasko, të cilët do të vendosin pro ose kundra kërkesës së Salillarit për zhbllokimin e ndërtimeve pa leje. Edhe të ndërtosh pa leje, duke kryer një krim mjedisor, edhe të kërkosh në gjykatë mbrojtjen e produktit kriminal, ky është një guxim i madh nga oligarku Salillari, i cili në këtë rast sfidon edhe qeverinë, e cila i jep Salillarit çdo javë me degët e saj miliona euro me tendera klientelistë.

Mos vallë Salillari i ka blerë dy gjyqtarët Bezart Kaçkinin dhe Nafije Haskon, të cilët nuk kanë kaluar as Vetingun? A do të guxojnë dy gjyqtarët të legalizojnë krimin e Salillarit me ndërtimet pa leje, për të cilin ka një dosje penale në Prokurorinë e Tiranës? Kjo mbetet për t’u parë nga vendimarrja. Por, Salillari është një nga oligarkët më të njohur për ndërhyrje të paligjshme në drejtësi. Salillari ka në borderotë e tij një numër prokurorësh dhe gjyqtarësh, të cilët i paguan çdo muaj me paratë që vjedh në arkën e shtetit shqiptarë me tendera korruptivë.

Salillari nuk udhëton dot drejt as drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi është skeduat për ndikim sistematik të paligjshëm në sistemin e drejtësisë, duke korruptuar me para një numër të madhe gjyqtarësh dhe prokurorësh, për të mbyllur aferat e tij dhe për t’i shpëtuar veprimit të ligjit penal.

Oligarku Pëllumb Salillari është skeduar për korrupsion madhor një grup kryebashkiakësh dhe drejtorësh, me pasoja të rënda në buxhetin e shtetit. Salillari është denoncuar për thyerje të ligjeve, pastrim masiv parash, bashkëpunim me grupe kriminale, shantazh dhe korruptim.

Salillari është identifikuar me krime mjedisore, manipulim të gjykatave, ndërtime pa leje, falsifikime etj.

Exit mobile version