Arben Ahmetaj po lëviz gurët e fundit për t’i shpëtuar arrestimit nga SPAK-u dhe më pas sekuestrimit të pasurive.
Në një kohë kur Edi Rama ka dhënë disa sinjale të forta për shitjen e Arben Ahmetajt, ky i fundit ka paralajmëruar Ramën se është gati të kthehet në i penduar dhe të marrë me vete qeverinë bashkë me Rilindjen.
Nga ana tjetër, kreu i SPAK Altin Dumani i ka hequr nga duart dosjen e Ahmetajt prokuriru Klodian Braho, i cili është përfolur se ishte blerë nga Ahmetaj dhe Meta.
Dumani ia ka dhënë dosjen prokurores Enkeleda Millonai, e cila ka marrë udhëzim të hetohë pa favorizime Arben Ahmetajn.
Pas kësaj lëvizje, BKH-ja zbarkoi në vilat e Ahmetajt, të dyshuara se i ka bërë me para korrupsioni.
Kontrollet nga BKH u panë si një mesazh nga Rama, i cili duket se ka vendosur ta lëshojë dhe shitur Ahmetajn, pavarësisht kërcënimit të Ahmetajt.
Në këto kushte, Ahmetaj, për t’i shpëtuar arrestimit, po luan gurin e fundit dhe ai është Shefqet Kastrati, oligarku që ka kapur çdo gjë në Shqipëri që nga zaptimi i Parkut të Liqenit me kulla pa leje, pronat e ushtrisë, traun në Rrugën e Kombit, sigurimet, karburantet, repartet ushtarake, tenderat, ujin, aeroportin etj.
Çeti ka kapur shumë sektorë të ekonomisë falë bashkëpunimit korruptiv me Arben Ahmetajn gjatë 8 viteve si ministër i Ekonomisë, Financave dhe Rindërtimit.
Madje Ahmetaj është bashkëaksioner i kamufluar me Çet Kastratin në Aeroportin e Rinasit, tek Benzi dhe në biznese të tjera me vlerë qindra miliona euro.
Ndaj, Ahmetaj i është drejtuar Çetit për ta shpëtuar në momemtin e tij më të vështirë.
Një burim konfidencial mësohet se Ahmetaj e ka kërcënuar Çet Kastratin që të investojë të gjithë potencialin dhe ndikimin e tij, për ta shpëtuar nga Altin Dumani, ndryshe do t’i tregojë të gjitha.
Dihet që Çet Kastrati ka blerë shumë gjyqtarë dhe prokurorë. Për këtë është në dijeni edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
Por, Çeti nuk ka arritur t’i blejë dhe korruptojë të gjithë. Çeti nuk mumd t’i afrohet Altin Dumanit, i cili nëse i hap dosjet, mali i krimeve bëhet sa kullat tek Liqeni. Vijon…