Site icon

Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe gati prangat dhe për Kreshnik Hajdarin/ favorizoi oligarkun Pëllumb Salillari dhe shkatërroi zonën e mbrojtur

SPAK ka ndërmarrë sot një operacion masiv anti-korrupsion ku janë disa të arrestuar, ndërkaq është arrestuar edhe kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe i cili ka favorizuar biznesmen të ndryshëm në lidhje me një tender, dhe ku ëhtë provuar se kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe ka shpërdoruar fonde publike në vlerën e 24 miljon lekëve.
Ndërkohë një tjetër kryetar Bashkie është gati për prangosje, dhe është pikërsiht Kreshnik Hajdari i cili favorizoi në mënyrë të pastër oligarkun Pëllumb Salillari.
Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, është kallzuar në SPAK nga banorët e fshatit Lumas të bashkisë së Kuçovës, pas konflikteve që kanë lindur lidhur me ndërtimin e ujësjellësit që po ndërtohet mbi kanion të limit sinec Zonë e Mbrojtur.
Janë 123 banorë që kanë firmosur një kallzim duke kërkuar nga SPAK hetimin e kryetarit të bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, Ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, dhe Pëllumb Salillari.
Banorët e fshatit Lumas kanë paraqitur në SPAK një kallëzim penal për “Shpërdorim detyre”, kundër kryetarit të bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari dhe shkatërrim të zonave të mbrojtura dhe po shkatërrohet me qëllim përfitimi nga ana e tyre.
Sipas banorëve të zonës, kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, ka miratuar leje ndërtimi të një ujësjellësi në Kanionin e Lumit Sinec, që sipas tyre është zonë e mbrojtur dhe shpallur monument Natyre me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2002.
Kryetarin e Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari akuzohet se :
1. Shtatsi Kreshnik Hajdari ka miratuar një, leje Infrastrukture Nr. 3562/1, datë 14/10/2020 dhe kjo leje është bërë për furnizimin me ujë të pijshëm të fshatit : Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, Krekëz, Koritëz, në fakt fshatrat e mësipërm kanë ujsjellsa, ata e akuzojnë se ujsjellsi i mësipërm po bëhet për të favorizuar interest kriminale të të kallzuarve.
2. Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari akuzohet nga banorët e lumasit për shpërdorim të fondeve publike sipas tyre, nëse në fshatrat Lumas, Pëllumbas, Shqezë, Vodez, Bardhaj, egzistjnë ujsjellsa atëher cila është nevoja e shpenzimit të 4.2 miljon eurove nga buxheti i shtetit dhe nga taksat tona pra duket qartë se Shtatsi Kreshnik Hajdari po shpërdoron fondet me qëllim favorizimin e subjektit tregtar salillari shpk me administrator Pëllumb Salillari.
3. Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari akuzohet nga banorët e lumasit e dhënë nga ky kryetar bashkie është në kundërshtim me kodin penal dhe pikërisht me nenet 160 i Kodit penal që ka të bëj me shkatërrimin e veprave kulturore dhe për veprën penale në zonat e mbrojtura mjedisore parashikuar nga neni 202/b dhe se me djeni të plotë Shtatsi Kreshnik Hajdari po shkatërron kanionin e lumit Sinec Zonë e Mbrojtur e kategorisë së tretë .
4. Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari akuzohet nga banorët e lumasit ka miratuar një, leje pa marrë më parë leje mjedisore dhe është fakt që , ka shkaktuar sjelljen e pasojës penale të mësipërme dhe po shkatërron pasurinë kombëtare në bashkpunim me palët e tjera të kallzuara, marja e një leje nga ministria e mjedisit është një detyrim ligjor i cili nuk është zbatuar në rastin konkret.
5. Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari akuzohet nga banorët e lumasit se ka falsifikuar dhe proçedurën e nxjerrjes së saj lejes, pasi leja është e datës 14/10/2020, dhe po në këtë praktikë leje ka depozituar VNM paraprake të lëshuar nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit Drejtoria e Vlerismit të Impaktit në dhe Liçencimit të datës 28.01.2021, pra 13 muaj pasi Kreshnik Hajdari ka miratuar lejen e Infrastrukture Nr. 3562/1.
6. Kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari akuzohet nga banorët e lumasit, se ky kryetar ka favorizuar shoqërinë Salillari, dhe Shtetasin Pëllumb Salillari, pasi një ndër kushtet e caktimit të fituesit të tenderit ka vënë si kusht që shoqëria përfituese duhet të ketë të punësuar minimalisht 400 punonjës, dhe nga ana tjetër ky projekt po zhvillohet nga shoqëria tjetër kontraktore FLED shpk dhe po zhvillohet praktikisht nga 2 punonjës.

Exit mobile version