Site icon

Broja merr hapin e rëndësishëm në marrëdhënien me modelen britanike, si i dha fund lidhjes me vajzën shqiptare

Duket se lidhja e dashurisë mes Armando Brojës dhe modeles britanike Xhej Alisa Uills ka shkuar në një tjetr nivel. Pak kohë më parë, futbollisti i Kombëtares shqiptare është fotografuar në rrugë me bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën, teksa të dy kishin dalë shëtitje me kafshët e tyre shtëpiake.

Lidhja mes të dyve u përfol përpara disa javësh, kur Xhejd postoi një foto në një restorant, ku shfaqej duke darkuar me sulmuesin shqiptar të Çelsit dhe motrën e tij. Sakaq, tashmë çifti duket se e ka çuar këtë lidhje edhe më tej.

Në rrjetet sociale, blogerja ka publikuar një foto ku shfaqet me futbollistin shqiptar, ku shfaqen në shtëpi, të veshur sportivë e të përqafuar.

Nuk ka ende detaje se si Fidela dhe Broja janë njohur me njëri-tjetrin apo pse u ndanë, por nëse bazohemi tek interpretimi i rrjeteve sociale, gjërat dukeshin goxha serioze. Kështu, ylli i futbollit shqiptar kishte vendosur në “Bio”-n e tij të “Instagram”-it shkronjën e parë të emrit të së dashurës së tij, duke e shoqëruar edhe me një zemër të bardhë.

Ky është pa dyshim një hap i madh në zyrtarizimin e një lidhjeje. Dhe nuk mbaron me kaq. Ndonëse Armando nuk ka postuar asnjë foto me partneren e tij dhe nuk ka folur asnjëherë publikisht rreth saj, komentet e tyre nuk mungojnë. Në një postim Fidela i ka shkruar Brojës “Dashuria ime”, teksa ai ia ka kthyer me “emoji”-n e një unaze… fejesë.

 

Exit mobile version