Site icon

Credins – BKT – Union – OTP sulmohen nga iranianët/Hakerat punojnë, bankierët tanë festojnë pub-eve me femra dhe puro kubaneze

Hakerat iranianë të Homeland Justice kanë sulmuar katër banka të nivelit të dytë, ndërkohë që kanë nxjerrë disa video kompromentuese vetëm për Credins. Janë sulmuar me të njëjtën formë BKT, Union bank dhe OTP.

Javën e fundit klientët e Credins nuk i përdornin dot ATM-të e kësaj banke, as sistemin online e-banking. Credins pohoi publikisht: “Ka një problem të përgjithshëm teknik”. Banka Crendins nuk tregoi atë që hakerat kanë publikuar me video, se si ata kanë shtënë në duar akauntet e disa punonjësve të bankës. Një prej drejtoreshave të rëndësishme të kësaj banke, Oldesa Osmenaj, ka rënë pré e tyre kur llogaria e saj “user” pune duket e hakëruar. Brenda ka të dhëna për qindra klientë.

Kompjuterët e punonjësve të bankës Dorjana Malaj, Genti Ostreni, Klesti Hizmo janë sulmuar sipas videove. Mund të jetë hakëruar kompjuteri i Migena Aliaj, një prej “top” bankiereve të Credins.

Të dhënat që mund të jenë marrë për transaksione dhe klientë “vip”, do ishin fatale po të publikoheshin me emra.

Tre bankat e tjera nuk flasin për “problemin teknik”, si struci që ka fshehur kokën dhe Crendins e kanë lënë të duket lart. Sistemet e katër bankave kryesore janë goditur rëndë. Dyshime të mëdha për dëmin që kanë shkaktuar hakerat iranianë. Megjithatë, bankierët e katër bankave kanë mbushur klabet e Tiranës duke harbuar me festa këtë fundjavë.

Guvernatori Sejko bashkë me Bledar Shellën që është president i Shoqatës së Bankave dhe drejtor i OTP-së së sulmuar si Credins, pinë puro origjinale kubaneze sikur s’ka ndodhur asgjë.

Exit mobile version