Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
Sipas ILD, veprimet e saj diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit. Kërkesa vjen pas publikimit të disa videove që gjyqtarja kishte publikuar në rrjetin social Tik Tok.
Pamjet ishin filmuar me celular si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera në makinë apo gjetkë.
Ajo mohoi publikimin e videove dhe ekzistencën e profilit të saj në “Tik Tok” duke thënë se pamjet janë të montuara.