Autoritetet në SHBA kanë konfirmuar se trupi i gjetur këtë javë në parkun Grand Tenton i përket 22-vjeçares Gabby Petito, e cila u zhduk gjatë një udhëtimi me të dashurin e saj.
Përcaktimet paraprake janë se ajo është vrarë, por shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia. Trupi i pajetë u gjet të dielën në rezervën natyrore të shtetit të Ëyoming.
Në 11 shtator ajo u raportua e zhdukur nga prindërit e saj, pasi i dashuri i kthye i vetëm nga udhëtimi.
Aktualisht ai është i dyshuari kryesor, dhe autoritetet janë duke e kërkuar pasi prej disa ditësh rezulton të jetë larguar pa gjurmë.