Site icon

Eshtrat e djalit iu gjetën në një kuti në shtëpi, aktorja legjendare greke: A ka ndonjë problem këtu?

Aktorja legjendare e teatrit dhe filmit grek, Kali Kalo, ka folur së fundmi në mediat e Athinës për herë të parë duke ndarë momente të jetës dhe karrierës së saj.

Kali Kalo (Kaliopi Dambergi), 97 vjeçe, është përgjigjur për herë të parë për eshtrat e djalit të saj të vetëm, i cili vdiq 40 vite më parë. Eshtrat u gjetën në shtëpinë e saj në një kuti druri.

“Ishte për arsye emocionale që unë i mbaja eshtrat e djalit tim në shtëpi. Nuk munda, nuk doja që kockat e fëmijës tim të përziheshin me të tjerët.

Edhe policia erdhi në shtëpi dhe mori një mostër për të parë nëse janë vërtet të birit tim. I thashë ‘po’. Unë dua që ata të jenë të papërziera me të tjerëve. Nuk e kuptoj pse u përfol kaq shumë. A ka ndonjë problem këtu?’ ka thënë Kali Kalo.

Rrëfimi i Kali Kalo për ndarjen nga jeta të djalit pas një aksidenti të rëndë.

Lidhur me këtë ngjarje Kali Kalo ka treguar: “Djali im e kishte pasion Kiminë, mësuesja i sillej edhe mirë edhe keq. Ajo megjithatë i dha forcë për të bërë eksperimentet e tij.

Për 14 vjet kam luftuar në të gjitha qytetet e Europës. Ai humbi dorën, sytë dhe ne u luftuam shumë. Unë nuk doja ta humbja atë… “.

Exit mobile version