Aktorja legjendare e teatrit dhe filmit grek, Kali Kalo, ka folur së fundmi në mediat e Athinës për herë të parë duke ndarë momente të jetës dhe karrierës së saj.
“Ishte për arsye emocionale që unë i mbaja eshtrat e djalit tim në shtëpi. Nuk munda, nuk doja që kockat e fëmijës tim të përziheshin me të tjerët.
Edhe policia erdhi në shtëpi dhe mori një mostër për të parë nëse janë vërtet të birit tim. I thashë ‘po’. Unë dua që ata të jenë të papërziera me të tjerëve. Nuk e kuptoj pse u përfol kaq shumë. A ka ndonjë problem këtu?’ ka thënë Kali Kalo.
Rrëfimi i Kali Kalo për ndarjen nga jeta të djalit pas një aksidenti të rëndë.
Lidhur me këtë ngjarje Kali Kalo ka treguar: “Djali im e kishte pasion Kiminë, mësuesja i sillej edhe mirë edhe keq. Ajo megjithatë i dha forcë për të bërë eksperimentet e tij.
Për 14 vjet kam luftuar në të gjitha qytetet e Europës. Ai humbi dorën, sytë dhe ne u luftuam shumë. Unë nuk doja ta humbja atë… “.