Një luftë mes SHBA dhe Kinës është më afër se kurrë. Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi Shetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar një kompani kineze se ka ndihmuar grupin Wagner në sigurimin e imazheve satelitore të Ukrainës për të mbështetur operacionet luftarake të tyre. Instituti i Kërkimeve të Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore Changsha Tianyi është në mesin e 16 grupeve të sanksionuara nga Departamenti i Thesarit. Firma, e njohur gjithashtu si SpacetyChina, ka zyra në Pekin dhe Luksemburg. Mendohet se Spacety China i kishte ofruar Terra Tech, një firme teknologjike me bazë në Rusi, imazhe satelitore (SAR) të vendndodhjeve në Ukrainë. Imazhe këto që ndihmuan operacionet luftarake të Wagner në Ukrainë. Departamenti ka sanksionuar gjithashtu filialin e Spacety me bazë në Luksemburg. Kina e cila njihet si një aleate e ngushtë e Rusisë, është përpjekur të mbajë një qëndrim neutral në lidhje me luftën në Ukrainë. Por ajo vazhdimisht është kritikuar nga SHBA-ja dhe aleatët e saj se ka refuzuar të dënojë pushtimin e Rusisë kundër Ukrainës. Ukraina dhe Tajvani kanë qenë temat të cilat janë bërë shkak për rritje të tensioneve mes dy gjigantëve edhe pse prej vitesh ka fërkime mes tyre. Mbas këtij vendimi të SHBA-së ka reaguar dhe pala kineze e cila ka paralajmërua SHBA-nëse nuk do të pranojë shantazhe të pabaza nga ana e tyre. Ministrja e Jashtme e Pekinit Mao Ningnë një konferencë për media, e pyetur për qëndrimin e Kinës ndaj SHBA-së në lidhje me sanksionet u shpreh: “ SHBA në vend që të reflektoje për atë që ka bërë, ushqen dyshime dhe akuza të pabaza kundër Kinës. Ne nuk pranojmë një shantazh të tillë të pabazë. Nuk do të rrimë duarkryq dhe të shohim se si Shtetet e Bashkuara dëmtojnë në mënyrë të paarsyeshme të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive kineze”. Më pas ajo e përkufizoi SHBA-në si promotorin më të madh të krizës në Ukrainë. “ Nëse SHBA dëshirojnë që kriza ukrainase të përfundoje sa më shpejt të jetë e mundur duhet të ndalojnë dërgimin e armëve. Nga kjo lufta ata po korrin përfitimet e luftës. Është e nevojshme të promovohet një lehtësim i përgjegjshëm i situatës sa më shpejt të jetë e mundur dhe të krijohet një mjedis dhe kushte të favorshme që palët e interesuara të negociojnë në mënyrë paqësore” është shprehur Ning .
Marrëveshje e fshehtë mes mercenarëve rusë dhe Kinës
Sipas gazetës britanike The Mirror mercenarët e ushtrisë wagner të Rusisë po zhvillojnë në mënyrë të fshehtë dronë luftarakë në një marrëveshje të fshehtë armësh me spiunët kinezë. Dronët me maja shpërthyese dhe me bomba nga Kina janë të projektuar për të sulmuar në tufa për të shkatërruar objektiva civile ose ushtarake. Ky projekt i Moskës ka ardhur në dritë pas takimeve të fshehta midis ekspertëve kibernetikë kinezë, përfaqësuesve të grupit wagner dhe spiunëve nga të dyja palët. Sakaq, kjo iniciativë e dy vendeve bie ndesh me pretendimet e Pekinit se Kina nuk është e përfshirë në luftën e Ukrainës siç ka deklaruar më herët.
Një luftë midis SHBA-së dhe Kinës
Pak ditë më parë shefi i Komandës së Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA, gjenerali Mike Minihan u shpreh se kishte një ndjenjë të thellë se në vitin 2025 do të kishte një luftë midis Kinës dhe SHBA-së. Sipas tij, zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe Tajvani do t’i ofronin Kinës një shans për të ndërmarrë veprime kundër Tajvanit. Madje gjenerali Minihan u ka kërkuar oficerëve nën komandën e tij që të përgatiten për luftë. Administrata e presidentit amerikan JoeBiden ka shprehur shpesh shqetësim për zgjerimin ushtarak të Kinës dhe atë që SHBA e percepton si një qasje më bindëse kineze ndaj Tajvanit. Kina u identifikua si konkurrenti i vetëm i SHBA-së me vullnetin për të rritur gjithnjë e më shumë, fuqinë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike për të ribërë rendin botëror. “Presidenti kinez,XiJinping siguroi mandatin e tij të tretë dhe caktoi këshillin e tij të luftës në tetor 2022. Zgjedhjet presidenciale të Tajvanit janë në 2024 dhe do t’i ofrojnë Xi një arsye. Zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara janë në vitin 2024 dhe do t’i ofrojnë Xi-t një Amerikë të hutuar. Ekipi, arsyeja dhe mundësia e Xi-t janë të gjitha në linjë për vitin 2025”, është shprehur gjenerali Minihan për prestigjiozen amerikane Ëashington Post.Mijëra ushtarë nën komandën e Minihanit nxiten nga memorandumi i tij që të përgatiten për luftë në një sërë mënyrash të tjera.