Site icon

Fitore spektakolare me 3 gola në “Diego Armando Maradona”, Interi i jep “leksion” kampionëve të Napolit

Interi dhuroi spektakël ndaj Napolit, duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-3 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Golat e Çalhanoglu, Barelës dhe Turam, i siguruan 3 pikë të arta skuadrës së Inzagit, që vijon të kryesojë me hapa të sigurt.  

Ky ishte suksesi i 11-të në 14 javë për zikaltërit, të cilët ruajnë diferencën +2 nga Juventusi i vendit të dytë, ndërkohë që kampionët e Napolit janë pozicionuar në vendin e pestë.   Në sfidën e radhës interistët do të presin Udinezen, teksa Napoli luan në transfertë ndaj Juventusit.  

FT: NAPOLI-INTER 0-3

Çalhanoglu 44′, Barela 62′, Turam 85′

Exit mobile version