Interi dhuroi spektakël ndaj Napolit, duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-3 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Golat e Çalhanoglu, Barelës dhe Turam, i siguruan 3 pikë të arta skuadrës së Inzagit, që vijon të kryesojë me hapa të sigurt.
Ky ishte suksesi i 11-të në 14 javë për zikaltërit, të cilët ruajnë diferencën +2 nga Juventusi i vendit të dytë, ndërkohë që kampionët e Napolit janë pozicionuar në vendin e pestë. Në sfidën e radhës interistët do të presin Udinezen, teksa Napoli luan në transfertë ndaj Juventusit.
FT: NAPOLI-INTER 0-3
Çalhanoglu 44′, Barela 62′, Turam 85′