Site icon

FOTO/ Portieri i Real Madridit ndan lajmin e bukur, Kurtua do të bëhet sërish baba

Portieri Tibo Kurtua dhe bashkëshortja e tij Mishel Gerzig do të bëhen prindër. Lajmi është bërë i ditur nga të dy përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në foton e publikuar gardiani i Real Madridit shfaqur duke puthur barkun e modeles izraelite.

“Dashuria jonë po rritet. Mezi presim të të takojmë”, kanë shkruar ata.

Kjo foshnje është fëmija i parë për modelen izraelite, pasi belgu tashmë ka dy fëmijë nga një lidhje e mëparshme me Marta Domingez, Adrianën dhe Nikolasin.

Exit mobile version