Rasti i ish-drejtorit të FBI-së për zonën “New Jersy” Charles MçGonigal, solli një skandal të rëndë në politikën e Brendshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky skandal zbuloi lidhjen e një ish-zyrtari të lartë të FBI-së me lobet e caktuara Ruse, të cilat janë të sanksionuara nga departamenti amerikan, por njëherësh zbuloi dhe korrupsionin e agjentit me dy sekserë shqiptarë (Agron Nezaj-Dorian Duçka) dhe kryeministrin e vendit Edi Rama.
Gazetari amerikan John Schindler, në një shkrim të fundit dedikuar kësaj teme, ka nxjerë zbuluar lidhjet e lojrave të pista që bëheshin në mejhanet e Tiranës, duke nxjerë dhe viktimat që e kanë pësuar nga pazaret politike, korruptive të zhvilluara për llogari të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.
Politikanë që nuk pranuan të paguanin dhe biznesmenë, u sulmuar me shifra të mëdha financiare me qëllim, nxjerjen e tyre “Non-Grata” në listën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Biznesmni Ylli Ndroqi është një ndër viktimat e para që e pësuan nga pazaret e zhvilluara në baret e “Padam” apo “Rogner” në Tiranë.
Situata u ndërthur politikisht duke çuar Ylli Ndroqin, si një personazh që destabilizon rendin dhe sigurinë publike jo vetëm të Shqipërisë por edhe të gjithë rajonit të Ballkanit.
Kot nuk thotë populli që “paraja ngre ujin përpjetë”. Ja që edhe në këta rast, paraja e korrupsionit të Tiranës, ka ngritur Ylli Ndroqin përjetë, duke e kthyer në mënyrë qesharake në një individ të “rrezikshëm për sigurinë” e Ballkanit.
E njëjta formë, me para të pista dhe korruptive grupi që Duçka, Nezaj, MçGonigal, që vërdallisej në kafenetë e Tiranës dhe jo vetëm, u hodhën në sulm për të nxjerë non grota dhe deputetin Sali Berisha si dhe familjen e Aqif Rakipit.
Sali Berisha dhe Rakipi, u goditën politikisht me para korrupsioni që Edi Rama, përmes sejmenëve të tij ka çuar tek treshja Duçka, Nezaj dhe MçGonigal.
Sejmenët mernin paratë dhe më pas lobonin në segmente të caktuara të departamentit amerikan të shtetit, për të futur në listën globale të “non gratave” dhe emra të përveçëm të personazheve të politikës shqiptare dhe biznesit.