Site icon

Gjyqi për vrasjen e babë e bir, dëshmon në gjykatë ish e dashura e Besmir Dedja, konfirmon njohjen me Ervis Bardhin

Gjyqi për vrasjen e

babë e bir, dëshmon

në gjykatë ish e dashura

e Besmir Dedja, konfirmon

njohjen me Ervis Bardhin

 

Ish-e dashura e Besmir Dedja, shokut të Ervis Bardhit që prej disa vitesh është bërë bashkëpuntori i prokurorisë, është paraqitur si dëshmitare në procesin gjyqësor, që po zhvillohet në SPAK, kundër të pandehurve Etien Cani, Klajdi Dokoli, Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Olsi Lekut.

Joniana Hasani, ishte thirur disa herë me rradhë nga gjykata, por policia e Shtetit, nuk kishte bërë të mundur gjetjen e saj. Pas disa muaj kërkimesh, Hasani është lokalizuar dhe më pas paraqitur në ambjentet e gjykatës së posaçme.

Hasani, u ka thënë gjyqtarëve se disa vite më parë ka pasur një marëdhënie shoqërore me Besmir Dedja. Ajo tregoi se për shkak të shoqërisë me këtë person, ajo kishte takuar 2 apo tre herë dhe shokun e të dashurit, Ervis Bardhin.

Sipas vajzës si Dedja dhe Bardhi konsumonin hashash. Ndërsa për ngjarjen e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit, Joniana Hasani, deklaroi se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur dhe kush mund të ishte autori.

Dëshmitarja ishte thirur nga prokuroria për të provuar njohjes mes Ervis Bardhit dhe Besmir Dedjas, person ky që bashkëpuntori i prokurorisë, ka treguar se pas vrasjes së dyfishtë në 25 gusht 2012, ai ishte larguar dhe strehuar në banesën e mikut të tij, Besmir Dedja.

Në seancën e djeshme, ishte thirur dhe ish-punonjësi i policisë, Neshat Budani, që në 2012 ishte caktuar me shërbim ruajtje pranë banesës ku qëndronte, Gentian Beqiri, i cili ishte me “arrest shtëpie” për shkak të vrasjes së Sokol Çapjas në 2005.

Budani u transportua me ambulancë nga Elbasani në Gjykatën e Posaçme SPAK, pasi vuan nga sëmundja e diabetit. Budani nuk ka pranuar të flasi fare para gjykatës, duke treguar se nuk ishte në gjëndje të mirë shëndetësore.

Pas daljes nga salla të këtij dëshmitari, trupi gjykues ngarkoi prokurorin e çështjes Behar Dibra, që të gjejë dhe paraqesë në seancën e rradhës të 11 Majit, dy procesverbale të ndryshme të përpiluara nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Elbasan.

Exit mobile version