Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur hetimet-Vetting për gjyqtaren e Kukësit Alma Ahmeti më 17 korrik 2020.
Kjo e fundit një eksperiencë të shkurtër ka edhe në Gjykatën e Lartë si ndihmëse ligjore.
Në prill 2018 trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësja Alma Ahmeti ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e 23 protestuesve, pas ngjarjeve të dhunshme në Kukës si dhe ka vendosur të lërë në burg 11 prej tyre.
Gjyqtarja Alma Ahmeti do të përballet në lidhje me tre kriteret, pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.