Në pritje të vendimit të Edi Ramës nëse do ta kandidojë apo jo për një mandat të dytë, kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, po nxiton për të bërë qokat e fundit me paratë publike.
Dy ditë më parë, Kreshnik Hajdari ka finalizuar një aferë korruptive, duke i dhënë kushërit të gruas një tenderin 400 milionë lekë për rikonstruksionin e rreth 1.5 km rrugë të fshatit Goraj.
Bëhet fjalë për Jani Qosja, pronar i kompanisë Koloseu, me nipt J72603129H.
Qosja është një klient solid e kryebashkiakes së e Demalit, Juliana Memaj, i cila ka një dosje në SPAK për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifimkim dokumentash”.
Qosja dhe Memaj ndajnë bashkë paratë e bashkisë, përmes tenderave të paracaktuar, me fond limit të fryrë, me oferta sa fondi limit dhe duke mashtruar me kontratat.
Por, Qosja është edhe klient i Kreshnik Hajdarit, për të cilin po qarkullon një material kompromentues.
Është e njëjta skemë si në rastet e Lefter Allës në Bulqizë dhe e Fatos Tushes në Lushnje.