Site icon

Hetimi i SPAK për strukturat e korruptuara/Ç’po ndodh me vettingun?

Një ndër pikat kyçe për integrimin e Shqipërisë është edhe hetimi i SPAK për strukturat e korruptuara. Prokuroria e SPAK ka nën hetim 23 gjyqtarë dhe prokurorë  të profilit të lartë ku 9 dosje janë hapur për ish anëtar të gjykatës së lartë dhe gjykatës kushtetuese, të emëruar shumë vite më parë por që sot janë larguar ose dorëhequr nga drejtësia për shkak të vettingut.

Pse janë dorëhequr këta prokurorë dhe gjyqtarë? Kanë frikë se janë të korruptuar dhe nuk ja dalin dot apo nuk i kanë krahët e ngrohtë për t’ia dalë mbanë vettingut me shoqërinë që kanë?

Janë 23 njerëzit e drejtësisë së vjetër  që po shembet nga vettingu dhe po hetohen për pasuri të paligjshme, fshehje dhe mashtrim të pasurisë së padeklaruar. Kjo mund të jetë e gjitha një lojë përderisa shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve të pastër janë flakur jashtë vettingut dhe janë zëvendësuar nga llumi i drejtësisë të cilët kanë zabtuar karriget dhe po kalbin të gjithë sistemin.

Gjithsej kanë dhënë dorëheqjen 56 gjykatës dhe prokuror ndërsa janë shkarkuar 110 të tjerë.

Exit mobile version