Mauro Ikardi dhe Uanda Nara vazhdojnë të jenë në qendër të mediave rozë. Teksa çifti ndodhet në Turqi, me sulmuesin që po bëhet gati për sezonin e ri me Gallatasarjin, një lajm i bujshëm ka ardhur nga Argjentina që kanë të bëjnë me prindërit e modeles.
Përpara disa ditësh u përfol se Nora Kolosimo dhe Andres Nara bënë çmos që vajza e tyre të ndahej nga Ikardi.
Edhe pse të ndarë prej 10 vitesh, Nora dhe Andres bëhen gjithmonë bashkë kur bëhet fjalë për vajzat e tyre.
Së fundmi është publikuar mesazhi që mamaja e Uandës i ka nisur ish-bashkëshortit të saj, duke i shpjeguar se Ikardi është një kërcënim për vajzën e tyre.
“Uanda po kërcënohet. Ajo e do atë, por ajo gjithashtu ka frikë nga ai. Ai i flet keq asaj, ai e detyron që të udhëtojnë bashkë. E bën që të besojë se kjo është gjëja e duhur. Ai është më i miri kur bëhet fjalë për djem të mirë, por si djalë i keq, ai është vërtet i rrezikshëm”, shkruhej në mesazhin që Nora i kishte nisur Andres.
Në një intervistë të dhënë nga ky i fundit, ai shprehej se këto gjëra kanë ndodhur qëkur Ikardi tradhtoi Uandën me Çina Suarezin.
Gjithashtu ai u shpreh se ishte i gatshëm që të vriste dhe të vdiste për vajzat e tij, duke bërë çmos që të ndahej nga sulmuesi.