Site icon

Ja se si miqtë e kryetarit të bashkisë Sarandë Ardian Gurma vodhën pronën publike

Në bashkinë Sarandë , saga e mashtrimit me pronën publike nuk ka fund, dhe një ndër rastet nuk mund të rrimë pa e përmëndur është dhe rasti i dy miqve të kryetarit të bashkisë së këtij qyteti Ardian Gurma  dhe i  matrapazit me detyrën funksionale atë  sekretarit të përgjithshëm në  bashkinë Sarandë Eleron Gjoni.

Shtetasit  Andrea Quku dhe Sali Capari, kanë përfituar me dokumenta të falsifikuara  një pronë në mes të Sarandës, me sipërfaqe 720M2, e cila është dhënë sipas tyre me Vendimin e KRRT nr 6 datë 09.04.2000 , për miratimin e sheshit të ndërtimit, me kufizim në veri,  deti Jon, në Jug Rrugë, lindja Objekt, dhe perëndimi Objekt.

Ky vendim me të cilën është përfituar prona është i falsifikuar pasi nëse i referohemi datës së këtij vendimi, është  marrë në datë 09.04.2000, dhe nëse i referohemi kalendarit të vitit 2000 data 9 i muajit prill është ditë e djelë, dhe nuk është ditë pune zyrtare, kjo do të thotë se institucioni I bashkisë nuk e ka lëshuar këtë dokument.

Sdihet se ku është marrë ky vendim në Bashkinë Sarandë, apo në ndonjë zyrë falsifikimi, si ajo e noterit falsifikator Aleko Anagnosti, ku është lidhur edhe kontrata, dhe ju kujtojmë se  Aleko Anagnosti është duke u trajtuar në mënyrë të veçantë në qelitë e paraburgimit të Bënçës.

Ajo që duket qartë dhe është e besueshme është fakti se shtetasi Andrea Quku dhe Sali Capari, nuk kanë përfituar një pasuri në formë të ligjshme, por kjo pasuri e përfituar nga këta shtetas është përfituar në mënyrë kriminale me dokumenta të falsifikuara .  

Edhe pse kjo pasuri është përfituar me dokumenta të falsifikuara para pak kohësh Shtetasit  Andrea Quku dhe Sali Capari janë shpronësuar për këtë pasuri dhe sipërfaqja prej 720m2, dhe me VKM përkatëse  është kthyer në pasuri publike referuar kjo edhe pozicionit të pronës dhe nevojës së qytetit .

Por babëzia nuk ka të sosur edhe pse Shtetasit  Andrea Quku dhe Sali Capari, janë shpronësuar për këtë sipërfaqe trualli, ata në kohën e zgjedhjes së mikut të tyre kryetarit të  Ardian Gurma dhe i matrapazit me detyrën funksionale atë  sekretarit të përgjithshëm në  bashkinë Sarandë Eleron Gjoni, ata e kanë zaptuar këtë pasuri publike kanë ndërtuar pa leje dhe aktualisht prej vitesh enden si të ishin pronar.

Një veprim tjetër favorizues dhe kriminal ka pasur edhe një tjetër matrapaz i cili ka qënë falsifikatori i hipotekës Ardi Kola, që tashmë është person në kërkim,  i cili edhe pse shtetasit Andrea Quku dhe Sali Capari, janë shpronësuar për këtë pasuri ata janë pajisur me dokumenta ligjor por këtë herë me një hartë treguese të falsifikuar.

Kjo çështje është nën hetim nga dy prokurori ajo e Sarandës  e cila ka regjistruar proçedimin me nr 475 tw vitit 2020 dhe SPAK nga ana tjetër  ka marrë nën hetim kryetarin e bashkisë,  ku falsifikatorët dhe kryertari i bashkisë Ardian Gurma dhe Elereon Gjoni ,  së shpejti pritet të jenë shok qelie me noterin Aleko Anagnosti.

Nga hetimet ka rezultuar se në mënyrrë korruptive është i përfshirë dhe  drejtori i urbanistikës Sarandës Pandi Zhonga, edhe ky person I inkriminuar që aktualisht është nën masën e arrestit në shtëpi,  në bashkpunim me ish drejtor in e ASHK Ardi Kola,  kanë kaluar në pronë private një plazh i cili është pronë publike dhe njëkohësisht këta persona me dokumenta të falsifikuara dhe njëkohësisht veprimet kriminale të tyre kanë sjllë dhe pengimin e zhvillimit të infrastrukturës së qytetit .

 

Exit mobile version