Site icon

“Jemi krenarë që ju quajmë një vend mik dhe aleat”, Kim: SHBA do të jetë në krahë të Shqipërisë përgjithmonë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka cilësuar stërvitjen ushtarake ‘Defender 21’, si një moment historik për marrëdhënien Shqipëri-Amerikë.

Ajo ka reaguar sërish në twitter në lidhje me stërvitjen ushtarake, ku shkruan se SHBA është krenare që e quan një mik dhe aleat Shqipërinë.

Ndër të tjera Kim shkruan se SHBA do të jetë në krah të Shqipërisë gjithmonë.

“Ditë krenare për SHBA Shqipërinë në Ditën e Hapjes së DefenderEurope21, stërvitja më e madhe e udhëhequr nga SHBA, në Ballkanin Perëndimor 28,000 trupa nga 26 vende anëtare të NATO dhe vendet partnere që ushtrojnë në 16 vende për të forcuar gatishmërinë, aftësitë dhe ndërveprimin. Shqipëqria po pret aktivitetet më të mëdha.

Ky moment historik për SHBA dhe Shqipërinë vjen ndërsa ne festojmë 30 vjet nga fundi i diktaturës komuniste dhe fillimi i demokracisë në Shqipëri, rifillimin e marrëdhënieve diplomatike të SHBA dhe Shqipërisë; një shekull që SHBA qëndroi në krah të Shqipërisë.

Momenti historik është përsëri mbi ne. SHBA do të vazhdojë të qëndrojë me Shqipërinë ndërsa ju ndërmerrni detyra të vështira tani të nevojshme për të arritur potencialin e plotë. Ne jemi krenarë që ju quajmë një mik dhe aleat, dhe do të jemi me ju – #KrahPerKrah – sot, nesër, gjithmonë,” shkruan Kim në postimin e saj.

Exit mobile version