Site icon

Komisionerja Alma Faskaj plotëson kriteret e vettingut me sytë mbyllur

Reforma në Drejtësi është një iniciativë e Qeverisë dhe e Kuvendit së Shqipërisë me qëllim rritjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë në drejtim të profesionalizmit dhe efiçiencës së magjistratëve gjyqtarë e prokurorë dhe të luftës kundër korrupsionit. Reforma në Drejtësi është një reformë e thellë që prek në tërësi çdo element të sistemit aktual të drejtësisë. Po çfarë ka ndodhur me komisionerët e Vettingut?

Komisionerja ka falsifikuar dokumenta dhe duhej të dënohej sipas parashikimit nga neni 186 i Kodit Penal.

Nga burime konfidenciale bëhet me dije se kjo anëtare e KPK sipas shkresës nr. 2056/1 prot dt. 07.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor rezulton të jetë shkarkuar nga KLD me vendimin nr.08.dt. 23.08.1996. Ajo është ish-Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë zj. Alma Vokopola(Faskaj).

Referuar kësaj shkrese është bërë dhe kallëzimi për këtë komisionere të vettingut. Duket se rrethanat e emërimit të saj në detyre me këtë masë të rëndë disiplinore janë bërë shkak dhe i dyshimeve të forta që kjo shteatse jo vetëm e ka marrë në kundërshtim me ligjin dhe kriteret e parashikuara në kushtetutë këtë detyrë, por dhe ka paraqitur rrethana të pasakta duke fshehur këtë fakt. Masa e shkarkimit nga detyra nuk shuhet dhe nuk fshihet.(neni 150 i ligjit nr.96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”).

Pra, kjo komisionere na sjell dhe njëherë ndërmend mënyrën se si janë përzgjedhur komisionerët, në kundërshtim të plotë me ligjin. E ndërsa ligji hesht, këta komisionerë po vazhdojnë të zhvasin xhepat e qytetarëve shqipatë çdo ditë e më shumë.

Exit mobile version