Site icon

Komisionerja fatlume e Vettingut/ Suela Zhegu dhe etja për pushtet

Suela Zhegu edhe pse me eksperiencë prej më shumë se 21 vitesh brenda sistemit të drejtësisë nuk ka ditur ta shfrtytëzoj në të mirë të drejtësisë. Pushtetin dhe postet e saj i ka përdorur vetëm për pasurim dhe shtimin e llogarisë bankare.Në qershor të 2017,  Zhegu u emërua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Suela Zhegu është kallëzuar nga gjykatësi i Apelit, Alaudin Malaj me akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit, por përderisa nuk është marret asnjë masë ndaj saj atëherë vërtetohet teoria se komisionerja ka një mbështetje të panjohur nga aktor të fshehur nê sistemin e drejtësisë.

Gjyqtari e akuzoi atë ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë. Nuk mbetet me kaq, pasi edhe bashkëshorti i saj ka probleme te shumta me drejtësinë.

Zhegu deklaron se ka katër apartamente dhe një shtëpi që thotë se e ka trashëgimi,  dy automjete, pasuri të patundshme si tokë ullishte, me sipërfaqe 1875 m2 në  Tiranë

Njëri nga apartamentet dhe pikërisht atë që ka në Durrës, kunata e Zhegur Anida Ademi, ka thënë se i pëket bashkëshortit të saj, pra vëllait të Zhegut. Bëhet fjalë për një apartament banimi me sipërfaqe 75.21 m2 në Durrës, që Zhegu deklaron se e ka blerë në 09.08.2007 në bashkëpronesi me bashkëshortin, në shumën 35 789 euro.

Kunata e saj Amida Ademi, pretendon se Zhegu, pas vdekjes së vëllait, pasurinë dhe paratë e tij i ka kaluar në emër të nënës dhe jo në emër të fëmijëve të vëllait.

Kështu në emër të nënës ajo, sipas Ademit, ka tërhequr të gjitha paratë, që vëllai i saj i ndjerë ka pasur në bankë. Po ku është tani Suela Zhegu? E qetë në zyrën e KPK-SË duke shkatërruar jetën e shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm.

Exit mobile version