Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin e koncesioneve korruptive, por edhe të PPP që sipas tij po asfiksojnë ekonominë shqiptare.
Sipas Metës, qeveria duhet të bëjë transparencë, pasi sic thekson ai po krijohet një gropë e madhe ku pritet të zhduken qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
“Koncesionet korruptive dhe PPP po asfiksojnë ekonominë familjare duke rënduar buxhetin dhe duke rritur borxhin publik dhe duke falimentuar vendin. FMN dhe opozita kanë paralajmërua me herët kanë ngritur edhe më herët alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin PPP. Këto praktika të dëmshme për ekonominë e vendit, po pengojnë qartë jo vetëm efikasitetin e investimeve publike, por po bëhen shkak për të minuar qëndrueshmërinë e borxhit. Sic thotë FMN këto kontrata koncesionare që zënë 40% të PB nuk do kontrollohen çka nën kupton një gropë ku pritet të zhduken qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë”, tha nder te tjera Meta.

