Një vrasës që sillet vërdallë nëpër dyer e gjykatave dhe policisë, si i natyralizuar në avokat, meriton ti kushtohet vëmendje, jo vetëm në media por edhe duke u verifikuar me imtësi mbi aktivitetin kriminal që ai ushtron në këtë rajon.
Dhe një skandal i tillë ndodh në Korçë, në qytetin e çudirave dhe pikërisht në qytetin e kulturës. Aty ku vrasësi qarkullon si hije me liçencë avokati, e dosje nën sqetull, dhe kërkon drejtësi për klientët e tij, ndërsa vetë nuk ka dhënë llogari për vrasjen e shokut të tij.
Ai vrasësi që policia dhe prokuroria e Korçës, e kanë arrestuar dhe mbajtur në burg për më shumë se një vit për vrasjen e mikut të tij, e nga ana tjetër çuditërisht vetë institucionet e shtetit e presin krahë hapur, duke e paisur me liçencë e shërbime të tjera juridike.
Ky vrasës që shihni në këtë foto dhe që tashmë është natyralizuar në avokat, quhet Leonard Pasho, njeriu që prokuroria e Korçës e ka arrestuar për ekzekutimin e Nikolin Sanellarit, ngjarje kjo e ndodhur në 13 janar 2008.
Vrasja e Sanellarit vijon të jetë ende e hapur në policinë e Korçës, ndërsa Drejtori i ri i kësaj policie, Ardjan Çipa, ri e veç bën sehir çdo ditë nga zyra e tij, killerin Leonard Pasho, që hyn e del në komisariat si i kamofluar në avokat.
Kjo është çudia dhe skandali i drejtësisë Shqiptare, ku veç agranomë të pa shkollë, përdhunues e hajdutë bëhen jurist, tashmë rradhën për juristë pse jo dhe gjyqtarë e kanë dhe killera si, Leonard Pasho.Të vesh duart në kokë dhe njëherësh të vesh kujën, për një sistem të tillë ku jemi mbytur ne si shoqëri.
Babai, nëna dhe vëllai dhe e gjithë Korça e di që vrasësi i të riut Nikolin Sanellari, është Leonard Pasho që sot kamoflohet si avokat. Por Ardjan Çipa, dhe shefat e tij në polici vijojnë e bëjnë sehir në rrugët e Korçës. Megjithëse fletët e kësaj dosje vijojnë të jenë të hapura, Çipa e shokët e tij polica vijojnë të mbajnë prangat brez, duke mos vepruar.
Duke mos vepruar ndaj një killeri të shokut të vet, ndaj një sekseri të gjyqtarit, Olsi Xhavella, siç thotë gjyqtarja e arrestuar Mimoza Margjeka dhe ndaj një trafikanti droge.
Vrasjn e Nikolin Sanellarit, e di e gjithë Korça kush e ka bërë dhe kush është autori. Është një ngjarje që policia dhe prokuroria e Korçës, ka arrestuar në 2008 njërin nga vrasësit, Leonard Pashon, i cili në ditët e sotme lëviz lirshëm në dyert e gjykatës, duke u kamofluar si avokat.
Pikërisht në të njëjtën periudhë kur dhe ka vrarë shokun e tij, Nikolin Sanellari, 12 vjet më pas, në 12 janar 2021, killeri Leonad Pasho, që qarkullon ende i lirë në rrugët e Korçës, ka hapur një biznes në këtë qytet, duke ushtruar profesionin e avokatit.
Ky avokat që ka rekorde kriminale në trafikun e drogës në Greqi, pjesëmarës në “Grup të strukturuar kriminale” dhe pjesëmarës në vrasjen e Nikolin Sanellarit, nuk mundet më të sfidojë organet e drejtësisë, pa dhënë llogari para ligjit për kryerjen e krimit të rëndë.
Ky killer që prej 6 muajsh është bërë pseudo-avokat, guxon të sfidojë ligjet e shtetit, duke shëtitur i lirë në Korçë, nën hundën e efektivëve të policisë kriminale. Ky avokat që është subjekt i ligjit antimafia dhe operacionit të hetimit pasuror “Forca e Ligjit”, shumë shpejt, do japi llogari për plagët e shkaktuara familjarëve të Nikolin Sanellarit.
Viktima Sanellari është gjetur në makinën e tij i goditur me 5 plumba në trup, në rrugën rurale që lidh fshatin Barç me qytetin e Korçës. Ndërsa menjëherë pas ngjarjes, nga ana e forcave të policisë është bërë ndalimi i Leonard Pashos, i cili prej vitesh kishte lidhje shoqërore me viktimën, pasi Pasho bashkëpunonte me të në trafikun e drogës dhe kontrabandës.
Duke u bazuar në deklarimet e vëllait dhe babait të viktimës, prokuroria ka arritur në përfundimin se Sanellari dhe i arrestuari, Leonard Pasho, kanë qënë bashkëpunëtorë në veprimtari të dyshuara si të jashtëligjshme, koknkretisht në trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi.
Ky trafikant droge që më pas u kthye në vrasësin e bashkëpuntorit të tij, Nikolin Sanellari, sot kamoflohet dhe lëviz si hije në rrugët e Korçës si avokat.
Në ditët në vijim do publikojmë bashkëpuntorin tjetër nga Fieri, të Leonard Sybi Pashos në vrasjen e shokut të tij, Nikolin Sanellari, dhe dashnoren e Pashos që qëndronte në Tiranë e përkëdhelej për orë të tëra me të në telefon.
Korça e çudirave,një vrasës që kamoflohet si avokat dhe Çipa që ri, e veç bën sehir
![](https://infront-al.com/wp-content/uploads/2021/09/IMG-20210911-WA0002-767x1024.jpg)