Në Bashkinë e Kuçovës, qytetarët nuk e ndjejnë dorën e shtetit, por thonë se ndjejnë dorën e oligarkëve dhe grupeve të organizuara kriminale që përmes bashkëpunimit me institucionet lokale, kanë kthyer shërbimet publike në mjet pasurimi të paligjshëm.
Kryetari i Bashkisë Kuçovë, ndonëse i zgjedhur për t’u shërbyer banorëve të qytetit, duket se ka zgjedhur të shërbejë interesave të errëta të krimit të organizuar dhe aleancës së heshtur me botën e oligarkëve, në kurriz të qytetarëve të zakonshëm.
Një nga skandalet më të rënda lidhet me tenderin e pastrimit të qytetit, i cili nuk është fituar nga ndonjë kompani serioze me përvojë dhe integritet profesional, por nga kompania “Viola Green” një emër që gjithnjë e më shumë lakohet si vegël e grupeve mafioze të lidhura me Suel Çelën, një nga figurat më të përfolura të botës së krimit në vend.
Burime brenda administratës flasin për një skemë të qartë, ku tenderët nuk jepen në bazë të ligjit apo transparencës, por përmes marrëveshjeve të fshehta, ku fituesi është i paracaktuar, dhe qyteti thjesht një fasadë për larje parash dhe forcim të ndikimit të mafies.
Në vend që të mbrojë interesin publik, kryebashkiaku ka kthyer Bashkinë në një agjenci shërbimi për krimin, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me rrugë të papastruara, shërbime të dështuara dhe një administratë të kapur.
Kjo nuk është më një bashki, por një zyrë e vogël në strukturën e krimit të organizuar.

