Site icon

Kryeministri i Ukrainës: Kievit i duhen me urgjencë 1 miliard dollarë, për të rivendosur infrastrukturën energjitike gjatë dimirit

Kryeministri i Ukrainës ka thënë se vendit të tij i nevojiten 1 miliardë dollarë për të rivendosur funksionimin normal të rrjetit të tij elektrik dhe sistemit të ngrohjes.

Në një fjalim të mbajtur gjatë një takimi të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Denys Shmyhal tha se sulmet ajrore ruse në javët e fundit kanë dëmtuar gjysmën e objekteve kyçe të infrastrukturës energjitike të vendit.

“Prioriteti kryesor tani është faza e mbijetesës – rivendosja e shpejtë e infrastrukturës kritike dhe sektorit të energjisë për të kaluar dimrin”, tha ai në takim.

Shmyhal shtoi se kostoja e përafërt e ndihmës urgjente për sektorin e energjisë është 500 milionë dollarë ndërsa kostoja e vlerësuar e ndihmës urgjente për sektorin e centralizuar të ngrohjes kërkon 500 milionë dollarë të tjerë.

Rusia ka nisur sulme me raketa dhe dronë në objektet energjetike të Ukrainës dhe objekte të tjera të rëndësisë së veçantë, pothuajse çdo javë që nga tetori.

Sulmet kanë zhytur miliona ukrainas në errësirë ​duke shkaktuar ndërprerje permanente të energjisë.

Ekspertët e energjisë kanë punuar për të rivendosur rrjetin në qytetin e Detit të Zi të Odesa-s, pas goditjeve të fundjavës në dy objekte që lanë 1.5 milionë qytetarë pa energji elektrike.

Exit mobile version