Site icon

Më shumë se 1.800 të vdekur nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë, paralajmëron Erdogan: Numri i viktimave mund të shkojë deri në 10.000

Më shumë se 1.800 viktima janë konfirmuar tani të vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit tragjik që trondit dy vendet në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave të fundit, Turqia ka regjistruar 1.121 vdekje, ndërsa 371 persona të tjerë kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë.

Mbrojtja Civile Siriane, e njohur si “Helmetat e Bardha”, ka konfirmuar 380 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita.

Më herët, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se nuk mund të parashikonte se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Disa ekspertë kanë vlerësuar se numri i të vdekurve mund të arrijë në 10.000 ose më shumë.

Exit mobile version