Site icon

Mister shkaqet e arrestit kardiak, doktori i kombëtares daneze: Eriksen ishte…

Doktori i ekipit kombëtar të Danimarkës ka konfirmuar se futbollisti Christian Eriksen pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes kundër Finlandës për Kampionatin Europian.

Por për doktorët është ende mister se çfarë i shaktoi probleme me zemrën futbollistit që u shemb në fushë në pjesën e parë të lojës.

Për 13 minuta, ekipi mjekësor kreu masazh kardiak, duke e rikthyer në jetë 29-vjeçarin i cili u transferua më pas në spital për testime të mëtejshme.

Doktori Morten Boesen konfirmoi gjatë një deklarate për media se futbollisti pësoi arrest kardiak, por tha se shkaqet janë ende mister.

Exit mobile version