Site icon

Në rrethana tejet misterioze, Oligarku rus në Francë humb jetën pasi bie nga shkallët gjatë një darke me miqtë

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, një numër i madh oligarkësh rusë dhe funksionarësh të lartë kanë ndërruar jetë në rrethana tejet misterioze.

Së fundmi ka qenë Dmitry Zelenov, i cili vdiq pasi u rrëzua nga shkallët më 9 dhjetor në qytetin Antibes në rivierën franceze.

50-vjeçari, ishte jashtë për darkë me disa miq kur filloi të ndihej i sëmurë. Pas kësaj, ai dyshohet se ra nga shkallët dhe pësoi lëndime fatale në kokë, sipas gazetës ruse të lajmeve Baza dhe gazetës lokale franceze Var Matin.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin dhe vdekja u konfirmua nga prokurori publik në komunën e afërt të Grasse të nesërmen, shkruan Dailymail.

Sipas kanalit Telegram të Baza, Zelenov po i nënshtrohej një operacioni për një problem në zemër, disa javë para vdekjes së tij, megjithëse nuk u dhanë informacione të mëtejshme.

Zelenov ishte një bashkëthemelues i Don-Stroy, dikur një nga perandoritë më të rëndësishme të investimeve dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme të Moskës, të cilën e themeloi në vitin 1994. Ai u shfaq rregullisht në listën e Forbes të rusëve më të pasur deri në vitin 2008, kur Don-Story pësoi humbje të konsiderueshme financiare për shkak të krizës financiare.

Rrethanat e vdekjes së manjatit të pasurive të paluajtshme janë jashtëzakonisht të ngjashme me ato të Anatoly Gerashchenko, ish-kreu i Institutit të Aviacionit të Moskës, i cili vdiq pasi dyshohet se ra nga shkallët në selinë e institutit në Moskë në shtator.

Nuk ka ende asgjë të konfirmuar nëse ndaj tyre janë kryer atentate të mirëmeduara politike pas nisjes së luftës në Ukrainë, por rrethanat e vdekjes së tyre të bëjnë të dyshosh.

Exit mobile version