Site icon

Nga dhuna në vilën luksoze te tradhtia me shoqen e ngushtë, historia dramatike e futbollistit shqiptar që braktisi modelen 2 muaj para dasmës

Vesa Vllasaliu ka qenë një nga banoret më të përfolura të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”. Historia e saj e dashurisë me Mërgim Berishën përfundoi keq vitin e shkuar, duke u bërë objkct edhe i mediave turke.

Por tashmë ajo ka zbuluar disa detaje të reja, që e kanë bërë këtë histori të denjë për një telenovelë. Në një rrëfim para banorëve, Vesa e përlotur ka kujtuar se si nuk e dëgjoi babain kur i thoshte se diçka nuk shkonte me lidhjen e tyre.

“I kam pasur raportet keq, sepse babai nuk ka dashur që unë të jem me të. Ai e ka ditur prej fillimit që diçka nuk shkonte”.

Mirëpo së fundmi vëllai i futbollistit u është përgjigjur akuzave të saj ndaj Mërgim Berishës për tradhti me shoqen e saj të ngushtë. Besarti pretendon se ka qenë Vesa, ajo e cila e ka shkëputur futbollistin nga kontakti me familjen.

“Ajo ka dashur që Mërgimi të ndërpresë kontaktin me familjen. Ne me Mërgimin s’kemi mundur të flasim në telefon, vetëm nëse ai ka qëlluar vetë”.

Vesa u shpreh se ishte pikërisht shoqja e saj që i mori partnerin. Edona Rudaku, sot bashkëshortja e Mërgim Berishës mohoi akuzat nga Vesa Vllasaliu, se ajo është shoqja që i ka marrë burrin.

“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet”, – tha Edona Berisha. Por ndryshe tregojnë fotot, ku vajzat jo vetëm që shihen në shoqëri të njëra-tjetrës të përqafuara e të lumtura, por me to është edhe Mërgim Berisha.

“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish-i fejuari im me shoqen e ngushtë. Shokët m’i hapën sytë. Një miku im i ngushtë prej fillimit më tha ‘Vesë, jo’, unë në kokën time mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bëra e humë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha modelja.

Vesa Vllasaliu përmes avokatit të saj ka aplikuar në Kryeprokurorin Publik të Anadollit dhe ka bërë kallëzim kundër sulmuesit të Fenerbahçes, Mergim Berisha. Në peticion thuhej se Vllasaliu dhe Berisha jetojnë së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe planifikojnë të martohen muajin e ardhshëm në kushte normale. Në peticionin për denoncimin pretendohej se Berisha ka ushtruar dhunë ndaj Vllasaliut dhe e ka dëbuar nga banesa në Ümraniye, ku jetonin së bashku.

Në peticion thuhej se Berisha i ka konfiskuar sendet e Vllasaliut dhe nuk e ka lejuar as t’i marrë ato. Në peticionin për rojet e sigurisë së rezidencës së Berishës thuhet se ai ka dhënë udhëzime si “Mos e çoni Vllasaliun në asnjë vend”.

Exit mobile version