Site icon

Një sy qorr e një vesh shurdh/ Kryenegociatori i integrimit Zef Mazi “mbron” komisoinerët e Vettingut

Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Rovena Gashi, prokurore ne Prokurine e Pergjithshme. Gashi e cila po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e saj nuk eshte paraqitur ne seance. /r/n/r/nLulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC with the Prosecutor at the General Prosecutor's Office Rovena Gashi.

Këshilli Kombëtar i Integrimit diskutoi disa ditë më parë  mbi ecurinë e procesit integrues në Bashkimin Europian.

Kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin Europian, ambasadori Zef Mazi, deklaroi se “Shqipëria i përmbushi kërkesat kryesore mbi reformën zgjedhore dhe atë gjyqësore, duke bërë funksionale gjithë institucionet e reja në këto dy fusha”.

Mesa duket kryenegocatori nuk ka qenë dhe shumë i vëmendshëm gjatë ecurisë së Vettingut dhe paska bërë një sy qorr e një vesh shurdh per skandalet që përplasen pas dyerve të drejtësisë. Duke nisur që nga komisioner ngelës si Etleda Çiftja e cila sot duhet të ishte pas hekurave për falsifikim dhe mashtrim.

Suela Zhegu e cila është kallëzuar nga gjykatësi i Apelit, Alaudin Malaj me akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit. Kjo komisionere ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë. Gjë e cila është drithëruese dhe çnjerëzore.

Shkojmë më tej me Firdes Shuli e cila “emocionalisht” e ka treguar që është një njeri i dobët, pasi zgjedh të mplekset me kriminel dhe i shpeton ata nga burgu. E shumë e shumë skandale të tjera që vërtetojnë se ky proces po shkon poshtë e më poshtë fatkeqësisht për popullin e thjeshtë pasi si gjithmonë ai do i vuaj pasojat.

Nga ana tjetër diplomatët europianë besojnë në reformën në drejtësi më shumë se vetë ne shqiptarët që preken drejtërdrejtë nga kjo reformë. Besim i kot dhe i pavlerë kur duken sheshit të gjithë hipokrizitë dhe mashtrimet që po has ky proces i cunguar.

Exit mobile version