Pamfleti kallëzon në Prokurori familjen mafioze të Florian Gjergjit, babai Pjetër dhe vëllai Rivelino, lavatriçja e parave të vjedhura dhe të pastruara, gëzojnë pasuri luksoze ndërsa drejtësia shqiptare fle dhe institucionet heshtin përball këtij luksi kriminal familjar. Kallëzimi u bë pasi Gjergji ushtronte presion ndaj qytetarëve dhe biznesmenëve, duke u përpjekur t’i mashtrojë në emër të Pamfletit, një sjellje që tregon qartë karakterin e tij kriminal dhe mbrojtjen e interesave familjare dhe pasurive të vjedhura.
Florian Gjergji nuk është thjesht një emër i botës së krimit. Ai është një supermashtrues serial, me mbi dhjetë dënime të regjistruara për mashtrime të rënda, i cili prej vitesh ka shndërruar krimin në profesion. Por, përtej tij, historia bëhet edhe më e rëndë, familja e tij, babai Pjetër Gjergji dhe vëllai Rivelino Pjetër Gjergji, janë kthyer në pastruesit e parave të pista, duke i kthyer në prona të luksit dhe në pasuri milionëshe.
Në çdo shtet normal, ky do të ishte një grup i strukturuar kriminal familjar, ku të gjithë do të ishin nën hetim për pastrim parash, mashtrim, fshehje pasurie dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Në Shqipëri, përkundrazi, kjo familje vazhdon të jetojë e qetë, të gëzojë vilat, tokat dhe apartamentet luksoze, ndërsa drejtësia shqiptare hesht dhe bën sehir.
Ky rast është pasqyra më e qartë e një shteti të kapur, ku krimi jo vetëm që nuk ndëshkohet, por shpërblehet, ndërsa viktimat mbeten të braktisura.
Babai dhe vëllai i Florian Gjergjit nuk janë thjesht familjarë që përfitojnë rastësisht. Ata janë bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë. Pasuritë e tyre nuk kanë asnjë lidhje me të ardhurat e ligjshme, por janë thjesht paratë e pista të vjedhura nga mashtrimet e Florianit.
Ata shfaqen në letra si pronarë tokash, apartamentesh dhe garazhesh, por në realitet janë vetëm maska të pastrimit të parave. Ndërsa qytetarët e zakonshëm punojnë gjithë jetën për të blerë një apartament 60 m², klani Gjergji zotëron qindra hektarë truall, dhjetëra apartamente dhe prona luksoze.
Hetimi i Pamfletit ka zbuluar pasuri të shumta, të cilat kalojnë 2 milionë euro, të shpërndara në zona të ndryshme të Tiranës dhe rrethinave, 2,430 m² truall në zonën kadastrale 457. Një sipërfaqe 6,721 m² tokë në zonën kadastrale 1482, në emër të Pjetër Zef Gjergjit. Një sipërfaqe prej 300 m² truall me ndërtim në zonën kadastrale 2544, në emër të po të njëjtit. Një pasuri Apartament 168 m² në rrugën “Ali Bushi”, Tiranë, në emër të Rivelino Pjetër Gjergjit. Një Garazh 30 m² në Tiranë, në emër të Rivelino Pjetër Gjergjit. Një Apartament 165.8 m² në emër të të njëjtit Rivelino Pjetër Gjergji.
Këto prona janë vetëm maja e ajsbergut. Janë pasuri të regjistruara, por ka edhe prona të tjera të fshehura, të kaluara përmes emrave të ndërmjetëm dhe lidhjeve familjare.
Institucionet që kanë për detyrë të hetojnë dhe sekuestrimin e këtyre pasurive, Prokuroria e Tiranës, Krimi Ekonomik, madje edhe SPAK, janë kthyer në noterë të krimit. Në vend që të godasin këtë strukturë mafioze familjare, ata zgjedhin të mbyllin dosjet, të vonojnë procedurat, të shohin nga ana tjetër. Kjo heshtje nuk është rastësore. Është bashkëfajësi. Sepse çdo ditë që këto pasuri mbeten në duart e familjes Gjergji, drejtësia shqiptare tregon se është thjesht vegël e oligarkisë kriminale.
Florian Gjergji duhet të ishte prej kohësh në burg, duke vuajtur dënimet për mashtrimet e tij. Babai dhe vëllai i tij duhej të ishin nën hetim, dhe me masë “arrest në burg” dhe me pasuritë e sekuestruara. Por realiteti është krejt ndryshe, Florian Gjergji endet i lirë dhe vijon aktivitetin e tij. Pjetër Gjergji dhe Rivelino Gjergji gëzojnë jetën në apartamente e prona që kapin miliona euro. Prokuroria, policia dhe gjykatat sillen sikur nuk ekzistojnë. Ky është absurdi shqiptar, kriminelët pasurohen, viktimat harrohen, drejtësia hesht.
Ky nuk është më një rast individual. Është një klani mafioz familjar që ka ngritur perandorinë e tij mbi mashtrime dhe pastrim parash. Çdo ditë që institucionet nuk veprojnë, ato bëhen pjesë e lojës.SPAK, Prokuroria e Tiranës dhe Krimi Ekonomik kanë vetëm dy rrugë. Sekuestrimin menjëherë pasuritë e familjes Gjergji, t’i konfiskojnë dhe të ndëshkojnë bashkëpunëtorët. Ose të pranojnë publikisht se janë thjesht vegla të krimit dhe pjesë e të njëjtës mafie.
Nuk ka më justifikime. Nuk ka më kohë. Shkelja mbi viktimat ka kaluar çdo kufi. Klani Gjergji nuk mund të jetë më simbol i mosndëshkimit, por shembulli i parë i një goditjeje të fortë nga drejtësia. Nëse jo, atëherë drejtësia shqiptare ka vdekur përfundimisht.
Pamfleti, në rastin e Florjan Gjergjit dhe familjarëve të tij, e ka referuar çështjen pranë strukturave të Krimit Ekonomik në Tiranë, me qëllim që t’i vijë në ndihmë drejtësisë dhe të ndihmojë organet ligjzbatuese për të hedhur dritë mbi pasurinë, aktivitetet dhe lidhjet që përbëjnë interes publik. Kjo është bërë si pjesë e misionit të portalit për të ekspozuar praktikat e dyshimta dhe për të nxitur transparencën, në mënyrë që drejtësia të ketë sa më shumë elementë për të vepruar mbi bazën e ligjit dhe të fakteve të dokumentuara.
Vëllai i Florian Gjergjit, Rivelino Pjetër Gjergji, pronar i dy apartamenteve luksoze
Hetimet dhe dokumentet tregojnë se vëllai i Florian Gjergjit, Rivelino Pjetër Gjergji, zotëron dy apartamente luksoze në Tiranë, me një sipërfaqe totale prej 350 m² dhe një vlerë të kombinuar prej 700,000 euro. Këto prona, të regjistruara në emrin e tij, dyshohet të jenë pjesë e skemës së pastrimit të parave të veprimtarisë kriminale të Florian Gjergjit.
Ky fakt nënvizon rolin aktiv të familjarëve në pastrimin e pasurive të përfituara nga mashtrimet dhe veprimtaria e paligjshme, duke i kthyer ata në hallka kryesore të një strukture kriminale familjare. Për këtë arsye, organet e hetimit duhet të veprojnë menjëherë për sekuestrimin e pronave dhe arrestimin e individëve të përfshirë, në mënyrë që drejtësia të mos mbetet thjesht një fjalë boshe.
Ky klan mafioz duhet të vihet nën hetim nga organet kompetente, pasi ka dyshime të arsyeshme se babai dhe vëllai i Florian Gjergjit janë përfshirë drejtpërdrejt në skemën e pastrimit të parave, duke u bërë ‘lavatriçja’ e veprimtarisë së tij të paligjshme. Për këtë arsye, ndaj tyre duhet të merren masa konkrete, përfshirë ndalimin dhe arrestimin, në mënyrë që hetimi të zhvillohet i plotë dhe drejtësia të mos cënohet.

