Site icon

Paralajmërimi i fortë i Edi Ramës: Kur të doni dhe ku të doni vij dhe iu jap përgjigje! Unë do e shkrij…

Kryeministri Edi Rama  në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin Luigi Soreca ka deklaruar se do të shkrijë “Agjencinë për media dhe informim” nëse pas një konsultimi me mediat do të paraqitet një fakt i vetëm për mbylljen e saj.

Rama tha se 6 organizatat që kërkojnë mbylljen e saj mund të kenë një takim me të për tu informuar mbi rolin e agjencisë pasi sipas tij nuk janë të informuar mbi të siç duhet.

Pas letrës së 6 organizatave ndërkombëtare që kërkojnë mbylljen e saj, Rama tha se i fton ata në një takim për t’u informuar mbi rolin e kësaj agjencie, ndërsa pretendoi se ata janë të keqinformuar mbi këtë çështje.

“Nuk e keni idenë për çfarë flisni kur flisni për këtë shqetësim. Megjithatë jam i gatshëm ti pres këta agjencitë së bashku me drejtorin e Agjencisë. Ju të pyesni dhe ne të përgjigjemi kështu në fund të kuptoni se kjo agjenci është e kundërta e asaj që thoni.

Exit mobile version