Site icon

Propozimi tundues, faqja e eskortave është gati të shpenzoja dhjetëra miliona euro për të sponsorizuar klubin e njohur brazilian

Drejtuesit e klubit të njohur brazilian, Vitoria Bahia, janë përpara një ofertë shumë tunduese. Një nga sponsorët e skuadrës që fitoi kategorinë e dytë braziliane dhe nga janari do të luajë në elitë, është një kompani shoqëruesesh me pagesë, e cila është gati që tashmë të mos ketë logon vetëm në mëngët e fanellës.

“Fatal Model” ka bërë të ditur se kërkon të ketë edhe të drejtat e emrit të stadiumit “Arena Barradao” ku luan Vitoria Bahia dhe ofron 18,5 milionë euro për 10 vite. Një kontratë marramendëse për një klub në Brazil po të mendosh që sapo është ngjitur përsëri në elitë dhe të ardhurat në këto kushte nuk janë më të mëdhatë e mundshme.

Por jo vetëm kaq. Presidenti i Vitoria, Fabio Mota, si dhe përgjegjësja për komunikimin e portalit “Fatal Model”, Nina Sag, janë shfaqur në një konferencë për shtyp ku kanë bërë publike edhe kërkesën e dytë të kësaj kompanie eskortash. Ajo është gati që të dyfishojë shifrën e investuar, nëse në këtë periudhë klubi ndryshon emër në Fatal Model Vitoria. Ata bënë të ditur se propozimi do të çohej për shqyrtim e ndoshta miratim në Asamblenë e ortakëve të klubit, ku edhe tifozët janë pjesëmarrës.

Exit mobile version