Site icon

Ramiz Lala nga roje aeroporti në kryegjyqtar; falsifikoi vendimin në favor të mafies së ndërtimit Llambro Zhupaj në Sarandë

Konfirmimi në detyrë i kryetarit të gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ramiz Lala, mbetet një nga njollat më të errëta dhe komprometuese të organeve të Vetingut.

Do të mjaftonte vetëm një vilë e ndërtuar pa lejë dhe e deklaruar 900 mijë lekë, që Ramiz Lala të shkarkohej nga detyra, pa u ndalur tek mungesa e justifikimit të pasurisë me burime të ligjshme të ardhurash dhe vendimet skandaloze.

Komisioneri Publik Florian Ballhysa, si dhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz kërkuan që Ramiz Lala të shkarkohej nga detyra.

Por, Lala ashtu siç ka hyrë në drejtësi në mënyrë të dyshimtë dhe falë lidhjeve të errëta, ashtu edhe arriti të kalonte dy shkallët e Vetingut, ku besohet se ka pasur ndërhyrje të personazheve të lidhur me krimin e organizuar dhe mafien ndërkombëtare.

Ramiz Lala nuk ka një karrierë të mirëfilltë në drejtësi si gjyqtar. Lala u katapultua në drejtësi në vitin 2010 nga Bamir Topi dhe KLD-ja me ndërhyrje.

Më parë Lala ka punuar pranë Aeroportit të Kukësit. Meqenëse ky aeroport ishte fantazmë, i bie që Lala të ketë punuar si roje, ndonëse aktiviteti i tij para 2010 mbetet i errët.

Nga gjyqtar në Përmet, Lala, me dekret të Nishanit u emërua gjyqtar në gjykatën Administrative të Gjirokastrës dhe më pas kryetar i kësaj gjykate, ku shumë shpejt u njoh me mafien e pronave dhe ndërtimit që vepron kryesisht në Sarandë.

Një nga klientët e gjyqtarit Ramiz Lala është edhe matrapazi dhe falsifikatori Llambro Zhupaj, një biznesmen i akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda, për të cilin Prokuroria e Sarandës ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin e tij me 5 vjet e 6 muaj burgim.

Sot do të paraqesim dy vendime të Ramiz Lalës për të njëjtën çështje, njërin kundër falsifikatori Llambro Zhupaj kur nuk ishin paguar paratë, dhe tjetrin pro Llambro Zhupajt ku mafia e ndërtimit kishte paguar paratë.

Historia e skandalit
Prokuroria e Sarandës ka akuzuar Llambro Zhupaj, për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda, pasi ka mashtruar në mënyrë të përsëritur ortakun e tij në biznes, shtetasin Vasil Qirko.

Sipas dosjes hetimore, Mentan Zhupaj, vëllai i Llambro Zhupaj, në datën 16 gusht 2006 dhe Vasil Qirko, kanë firmosur një kontratë për kryerjen e një investimi të përbashkët në qytetin e Sarandës.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati, i cili do ndërtohej me shpenzimet e përbashkëta të dy biznesmenëve dhe sipas marrëveshjes edhe fitimi do ishte i njëjtë, 50 me 50.

Por, pasi pallati ka qenë në përfundim e sipër, Llambro Zhupaj, vëllai i Mentan Zhupaj, me të cilin Vasil Qirko kishte firmosur marrëveshjen e investimit, i ka shitur 25 hyrjet e apartamentit që i takonin Qirkos.

Sipas dosjes hetimore, Qirko nuk ka fituar asgjë nga investimi në pallatin e ndërtuar në Sarandë. Kjo për shkak se të gjitha hyrjet janë shitur dhe për pasojë palët janë përfshirë në procese gjyqësore.

Vasil Qirko ka depozituar një kallëzim penal në prokurorinë e Sarandës, e cila pas hetimeve të kryera dhe ekspertimeve të vërtetësisë së firmave, ka dalë në konkluzionin se biznesmeni Vasil Qirko ishte mashtruar nga vëllai i ortakut të tij, Llambro Zhupaj.

Në lojë Ramiz Lala

 

Pasurinë që i kanë grabitur Vasil Qirko, vëllezërit Metan Zhupaj dhe shtetasi Llambro Zhupaj janë përpjekur që ta legalizojnë në mënyrë korruptive nga gjyqtari Ramiz Lala, i cili për një çështje ka dhënë një vendim me dy përmbajtje të ndryshme, ku tregohet qartë se si ky gjyqtar ka falsifikuar vendimin.

Gjyqtari Ramiz Lala ka dhënë fillimisht vendimin me nr 779 datë 07.12.2016, ku në faqen e fundit shkruan: padia e paditësit është e pa bazuar në ligj dhe prova dhe për këtë fakt ajo duhet të rrëzohet.

Më pas, gjyqtari, në mënyrë korruptive dhe jo ligjore, ka dhënë një kopje të dytë të vendimit administrative me nr 779 datë 07.12.2016, ku shkruan se: padia e paditësit është e bazuar në ligj dhe prova dhe për këtë fakt ajo duhet të pranohet.

Çfarë e ka shtyrë gjyqtarin që në vendimin e para të refuzojë padinë, ndërsa më pas ndryshon të njëjtin vendim duke pranuar padinë?! Vetëm tufat me para mund të detyrojnë një gjyqtarë të ndryshojë një vendim në këtë mënyrë, duke rrezikuar shkarkimin dhe burgun.

 

 

Exit mobile version