Nëse policëve shqiptarë sot kanë filluar t’u dalin gishtat jashtë këpucës, kjo do të thotë se dikush është pasuruar padrejtësisht”. Dhe ky dikush ditët e sotme është duke ushtruar detyrën e ndihmësit ligjor në gjykatën e Apelit Administrativ dhe quhet ky personazh quhet Ervin Aliu, dhe ka pasur si detyrë detyrë ish-shef i sektorit të prokurimeve (QFMT) dhe aktualisht është ndihmës Gjyqtar në Apelin Administrativ dhe bashkëshorti i gjyqtares së vetinguar Rezarta Paja.
E gjithë historia e këtij tenderimi të çuditshëm filloi në maj të vitit 2007, kur u hap tenderi (i cili zgjati 5 muaj, deri në shtator). Në këtë tender janë konstatuar shum shkelje dhe vjedhje të fondeve publike të konstatuara nga task forca e ngritur për kontrollin e kësaj procedure.
Shkeljet janë kryer në dy mënyra: nëpërmjet abuzimit me përzgjedhjen e firmave në tender dhe nëpërmjet shkeljes së kontratës duke u prodhuar këpucë me elemente të falsifikuara dhe jashtë standardeve dhe përgjegjës për këtë krim është Ervin Ali I cili sot udhëheq drejtësinë.
Praktika e plotë e procedurës së tenderimit tregon për një trajektore maratonë 5-mujore, ku rezulton se pas disa parregullsive në veprimet e komisionit të tenderimit, fituese kanë dalë firmat “Gama” dhe “Mali”, të cilat konkurruan herë së bashku, herë veç njëra-tjetrës për prodhimin e tre llojeve të ndryshme këpucësh dhe disa aksesorëve të tjerë për policët shqiptarë. Në këtë tender konkurronin dhe disa firma të tjera, si “Koravi” apo “Amantia As – Ga”.
Gërshetimi në tender
Tenderi për prodhimin e katër lloj këpucësh dhe dy aksesorëve të tjerë për përdorim nga policia u zhvillua në tri etapa. Tenderi i parë u zhvillua në datën 3 maj të vitit 2007, ku u arrit të kryhej vetëm tenderimi i këpucëve gjysmëverore. Nga procesverbali i këtij tenderimi rezulton se fituese u shpall firma “Gama + Mali” vetëm për artikullin këpucë gjysmëverore për sasinë 9 505 palë, çmimi për njësi 1400 lekë në vlerën totale 13 milionë e 307 mijë lekë. Përkundrejt firmës “Koravi”, që ofroi çmimin për njësi 1 660 lekë (260 lekë më shumë), në vlerën totale 15 milionë e 773 mijë e 300 lekë (2 milionë e 466 mijë e 300 lekë më shumë) dhe firmës “Amantia As – Ga”, e cila në këtë procedurë kualifikohet përsa i përket dokumentacionit administrativo ligjor dhe teknikisht për cilësinë e “këpucë gjysmëverore”. Rezulton se firma “Koravi” kualifikohet përsa i përket dokumentacionit administrativo – ligjor, por nuk kualifikohet teknikisht për cilësinë e “këpucëve gjysmëverore”. Ndërsa për artikujt e tjerë, si “këpucë gjysmëdimërore”, “këpucë gjysmëlustrafine”, “këpucë me qafa trupe”, “çizme motoçiklisti”, “rrip mesi pantallonash”, për mungesë konkurrence në tender anulohen për t’u hapur përsëri. Por sot rezulton se cilësia e këtyre këpucëve gjysmëverore është jashtë çdo lloj standardi. Sakaq, në fazën e dytë të tenderit, që u zhvillua në datën 5 korrik 2007, firma “Gama” paraqitet e vetme, ndërsa firma “Mali” (ish-ortakja e saj) nuk figuron fare, për t’u shfaqur vetëm pak javë më vonë. Në fazën e dytë, edhe pse pati oferta si nga firma “Gama”, ashtu dhe nga firma “Koravi” për prodhimin e këpucëve gjysmëdimërore, komisioni i tenderimit shpalli mungesën e konkurrencës (vendimi dhe të dhënat disponohen të plota). Një vendim arbitrar ky në kushtet kur firmat “Gama” dhe “Koravi” kishin shpalosur ofertat.
E treta, e vërteta
Faza e tretë e tenderit, që u zhvillua më 17 shtator 2007 dhe zgjati disa ditë, por sikurse tregojnë dokumentet, kjo fazë nuk e kualifikoi “për mungesë dokumentacioni” firmën “Kovari”, ndërsa tri firma të tjera duket se nuk janë njoftuar fare. Ajo çka bie në sy është fakti se kësaj here firmat “Gama” dhe “Mali” konkurruan veç e veç, ndërsa ofertat e dhëna prej tyre rezultojnë të sinkronizuara. Komisioni i tenderimit, megjithatë, vendosi të mos kualifikojë në fazën e tretë firmën “Koravi”, e cila, sipas këtij komisioni, del me mangësi në dokumentacion, ndërsa firma me të njëjtin dokumentacion ishte paraqitur edhe në dy fazat e para dhe nuk ishte evidentuar asnjë problem nga ana e komisionit. Por kjo histori ka dhe të tjera elemente të dyshimta që lidhen me luhatjen e çmimit ndërmjet fazave të tenderimit, apo lidhur mbi kriteret absurde të vendosura nga komisioni tenderues. Këto fakte do të jepen të detajuara në numrin e ardhshëm, me të dhëna ekzakte dhe të siguruara nga dokumente autentike. “Albania” ka mësuar se këto shkelje janë konstatuar edhe nga struktura e Auditit të Brendshëm, por çështja është lënë në hije për muaj me radhë.
Auditi i Brendshëm, në dijeni të shkeljeve me këpucët
Një tjetër fakt jo pak i rëndësishëm lidhet me dijeninë dhe me filtrimin e këtyre shkeljeve edhe nga ana e Auditit të Ministrisë së Brendshme. “Albania” ka mësuar se auditi ka përpiluar një sërë shkeljesh lidhur me prokurimin dhe prodhimin e këtyre këpucëve, por deri tani strukturat dhe zyrtarët më të lartë të Ministrisë duket sikur nuk i kanë dhënë ende “dritën jeshile” auditit për të ezauruar punën e tij. Ndonëse nga Auditi i Brendshëm i Ministrisë janë raportuar shkeljet, duket se gjithçka është lënë në heshtje të plotë dhe anëtarët e Komisionit të Tenderimit sot rezulton se ndodhen në poste të tjera, madje edhe më të larta se ato që kanë pasur në kohën e këtij prokurimi. Megjithatë, tashmë rezulton se ky proces nuk është thjesht pasqyra e një tenderi me shumë probleme dhe pikëpyetje, por produkti dhe këpucët e prodhuara rezultojnë jashtë çdo lloj standardi dhe në kundërshtim me kontratat e lidhura.
Edhe pse me vjedhje kaq të madhe nuk mund të quhet skandal por skandali më I madh ka ndodhur në veting ku veprimtaria kriminale e kryer nga antarët e saj nuk kanë të sosur dhe bëhet fajë për Gjyqtaren Rezarta Aliu, e cila gjykon në shkallë në Gjykatën Administrative Durrrës, ndërsa bashkëshorti i saj Ervin Ali gjykon në Gjykatën e Apelit Administrativ ku nuk është konstatuar kjo vjedhej kaq e madhe.
Rezarta Aliu, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Durrësit u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me trupën gjykuese që përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli dy nga të cilat janë jo pak të njohura për veprimet e tyre kriminale. Dhe më poshtë do tju tregojmë bëmat e tyre gjykimin e çështjes e cila jo vetëm nuk është hetuar por është mbuluar veprimtaria e dyshuar kriminale .
Rezarta Aliu, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Durrësit, gjykon dhe merr vendime ku shpesh herë dhe korruptiv, këtë veprimtari kriminale, kjo e fundit kujdeset që ta mbroj dhe në Gjykatën e Apelit Administrativ, nëpërmjet bashkëshortit të saj Ervin Ali, i cili ka është i punësuar në Gjykatën e Apelit Administrativ, si ndihmës Ligjor.
Cifti Aliu, gjykojnë të dy sëbashku, dhe kryejnë sëbashku veprimtari kriminale në raste të ndryshme të cilët do tjua publikojmë ditët në vijim. Rezarta merr vendime në shkallën e parë të Gjykatës Administrative Durrës, por në Gjykatën e Apelit Administrativ, kujdeset Ervin Ali duke çuar deri në fund aferën e bashkëshortes së tij, pasi është dhe I mësuar me afera korruptive .
Trupa Gjykuese që ka gjykuar çiftin Aliu, e përbërë nga Brunilda Bekteshi, dhe Firdes Shuli, kanë mbyllur sytë përpara këtij veprimi kriminal të kryer nga çifti Aliu, duke lejuar në sistem të drejtësisë jo gjyqtarë ,por çift gjyqtarësh, që kujdesen familjarisht për çështje të ndryshme gjyqësore.
Përpara këtij krimi kanë mbyllur sytë dhe dy gjobvënësit e komisionerit Publik, Florjan Ballhysa dhe Dariel Sina, të cilët në mënyrën më kriminale nuk kanë bërë ankim, dhe kanë lejuar nepotizmin në drejtësi.