Site icon

Roland Ilia i Vetingu në shtrat me studenten e tij, notat në provime sipas performancës seksuale, pritet publikimi i videos hot

Prapaskena ka parë dhe disponon një video, në të cilën shfaqet anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Roland Ilia, duke u harbuar në shtrat me një studente nga Burreli, pasi kishte kandiduar për deputet nën siglën e partisë G-99.

Redaksia nuk ka vendosur ende nëse duhet ta ndajë apo jo me publikun videon, për shkak të përmbajtjes së rëndë dhe skenave hot.

Raportet intime janë të zakonshme dhe pa interes publik, por rasti i anëtarit të Vetingun përbën interes të theksuar publik, pasi vajza ishte studente e Roland Ilias, kur ky i fundit ishte pedagog i saj.

Episodi seksual ka ndodhur në vitin 2014. Në atë kohë Ilia mbante detyrën e zv.dekanit dhe shefit të departamentit të së drejtës civile në Fakultetin Juridik, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Dyshohet se Roland Ilia ka shfrytëzuar postin dhe pushtetin e vendosjes së notave në lëndët e tij, për të çuar në hotelet e Shkodrës studentet e tij. Sigurisht jo të gjitha.

Për disa studente duket se testi i provimit nuk ishte fletorja me përgjigjet ndaj pyetjeve rreth lëndës, por kalimi nga shtrati i Roland Ilias.

Jo vetëm kaq. Por, Roland Ilia, ashtu si Dritan Prifti, rezulton se ishte i fiksuar për të filmuar veten e tij në shtrat me studentet.

Dosje korrupsioni

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Roland Ilia, rezulton të jetë pjesë edhe e një dosje me numër 964, të vitit 2016, të Prokurorisë së Shkodrës, për korrupsionin e pedagogëve të Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ të Shkodrës.

Petagogëg dolën në përgjime dhe hetime proaktive, duke marrë para në këmbim të një note kaluese për studentët.

Prapaskena ka parë dosjen në fjalë. Roland Ilia është marrë nën hetim para se të aplikonte për t’u bërë pjesë e Komisionit të Vetingut, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Në atë kohë Ilia mbante detyrën e zv.dekanit dhe shefit të departamentit të së drejtës civile në Fakultetin Juridik, Universiteti “Luigj Gurakuqi”.

Roland Ilia dyshohej se ka fshehur provat (fletoret e provimeve) që fundosnin disa pedagogë të Shkodrës dhe sekserë të tyre.

Sipas dosjes hetimore për korrupsionin në arsimin universitar në qytetin e Shkodrës, në 7 Shtator 2016 është nxjerrë një vendim i gjykatës për kontrollin e vendeve dhe konkretisht departamentin e të Drejtës Civile dhe vendim për sekuestrimin e provave materiale.

Objekt i sekuestros dhe i kontrollit ishin fletoret e provimeve dhe procesverbalet e tyre për sezonet e vitit 2016.

Në dosje thuhet se Roland Ilia nuk ka bashkëpunuar me oficerët e policisë gjyqësore duke mos vënë në dispozicion fletoret e provimeve.

I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, Roland Ilia ka deklaruar se nuk ka qenë në zyrë nga fundi i korrikut dhe deri më datë 07 shtator 2016.

Sipas tij, fletoret e provimeve nuk kanë qenë në vendin ku ai i kishte lënë, pasi çelësin e raftit e kishin shumë persona. Për këtë arsye ai nuk e ka ditur se ku ndodheshin këto fletore.

Këtë dëshmi, prokurorja Esmeralda Ndoci, e ka marrë të mirëqenë dhe në datën 17 shkurt 2017 ka vendosur të pushojë akuzën për Roland Ilia. Ka dyshime të forta se Esmeralda Ndoci e ka mbyllur dosjen në mënyrë abuzive, duke shpëtuar Roland Ilian nga përgjegjësia penale.

Esmeralda Ndoci ia ka mbathur nga drejtësia disa javë më parë nga frika e përballjes me Vetingun. Ajo është përjashtuar me 15 vite nga drejtësia. Sipas burimeve, Ndoci dha dorëheqjen pasi nuk mbulonte dot pasuritë e deklaruara me para të ligjshme.

Dosja nr. 964, të vitit 2016 kishte prova të forta për korrupsionin në universitetin e Shkodrës dhe rolin e Ilias së Vetingut, si pengues i drejtësisë. Dosja është produkt i një hetimi proaktiv, duke përfshirë përgjimet të bisedave telefonike dhe vëzhgime në terren nga policia, në vende publike.

Pas mbledhjes së provave, janë marrë nën hetim 19 persona, ku 12 prej të cilëve në 2016 është vendosur njoftimi i akuzës nga ana e prokurorisë Shkodër.

Gjithashtu nën hetim janë marrë pedagoget Merita Hysa, Mimoza Priku, Renato Trushi, Eduard Ndreca aktualisht Kryetar i Këshillit Qarkut Lezhë dhe Sandër Beci aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi dyshoheshin se këta persona kanë kryer “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në dosjen hetimore thuhet se nën hetim për këtë çështje është marrë edhe Xhevat Gurkaj për akuzën e “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Exit mobile version